Panorama Sport (Albania)

Rrotacion për të tërë, Kupa si çlirim

- Ditmir Pema

Partizani është gati që të bëjë debutimin në Kupën e Shqipërisë, teksa në turin e parë eliminator, sot pasdite në orën 16:00, do të ndeshet me Tërbunin në transfertë. Skuadra e stërvitur nga Skënder Gega, duke parë kundërshta­rin, por edhe faktin që...

Ekipi i Tërbunit bëhet gati për sfidën e parë për Kupën e Shqipërisë përballë Partizanit. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Pukës, në stadiumin "Ismail Xhemajli", me trajnerin e ekipit verilindor, i cili është mjaft optimist në pritje të kësaj përballjej­e, një 90minutësh në të cilin do të ketë mundësitë që të vërtetojë edhe një herë formën e lojtarëve të tij si dhe të testojë disa prej tyre. "Nesër (sot) do të kemi një ndeshje mjaft të rëndësishm­e. Mund të jetë një duel kupe, por për ne kjo përballje është shumë e rëndësishm­e për disa aspekte, - shprehet trajneri i pukjanëve, Oltijon Kërrnaja. - Në këtë 90-minutësh pres nga të gjithë djemtë e mi që të japin maksimumin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kuptojmë se cila është forma jonë fizike reale. Në të njëjtën kohë, është edhe dalja jonë e parë zyrtare, ndaj mund të na vlejë shumë edhe për të qenë më të karikuar për debutimin në kampionat. Nuk dua kurrsesi që ta marrim lehtësisht këtë ndeshje, përkundraz­i pres që të luftojmë për fitore. Kundër një kundërshta­ri të fortë si Partizani do të jetë më e lehtë që të kuptojmë gjithashtu edhe përmirësim­et që kemi bërë në lojë, në bashkëpuni­min mes lojtarëve dhe reparteve. Në të njëjtën kohë, kjo do jetë sfida e parë përpara tifozëve pukjanë dhe kam besim se do t'i bëjmë krenarë. Do t'i tregojmë se ekipi i Tërbunit është gati për të nisur kampionati­n dhe për ta fituar atë. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në stadium dhe të mbështesin ekipin e tyre të zemrës, pasi e ritheksoj, Tërbuni sivjet do t'i bëjë krenarë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania