Panorama Sport (Albania)

Italia fiton në frymën e fundit, Shqipëria bën me zemër... Milanin

Supergol i debutuesit Vrioni, por Kombëtarja U-21 e pëson në shtesë

-

Shqipëria dhe Italia e 21vjeçarëv­e vinin nga situata aspak pozitive në një përballje miqësore të zhvilluar në Kaljari. Shumë përballje ish- ësh e disa futbollist­ë që donin të "shfrynin". Vrioni u desh të luante për herë të parë me fanellën e Shqipërisë së 21- vjeçarëve, teksa ka luajtur për çdo përfaqësue­se të Italisë në të shkuarën. Për të besuarit e Di Biaxhos, një vrull i fundit ka bërë që të ndryshojë i gjithë takimi. Me dy gola në të 93- ën dhe 94- ën, axurrët shpërthejn­ë në festë dhe trajneri i italianëve mposht Alban Bushin. NDESHJA - Minirevolu­cion për Di Biaxhon që ndryshon gjashtë futbollist­ë në krahasim me sfidën e shkuar ndaj Sllovakisë dhe rezultatet shihen që në start të ndeshjes: Axurrët marrin shpejt kontrollin e ndeshjes dhe pas disa rastesh, gjejnë avantazhin. Në minutën e 27të, Italia kalon në avantazh falë një të majte të fuqishme në gjysmëflut­urim nga Vido, i cili e dërgon sferën pas shpinës së Selmanit, me një diagonale të bukur. Në minutën e 38- të, Kutrone ka marrë një goditje në kaviljen e majtë dhe stafi nuk ka dashur të rrezikojë. Mirëpo, menjëherë në alarm vihen kuqezinjtë e Milanit për këtë dëmtim.

FRAKSIONI I DYTË - Në pjesën e dytë, shumë ndërrime për të dy skuadrat, të cilat ngadalësoj­në së tepërmi ritmin e ndeshjes. Moment që Shqipëria fiton metra dhe i afrohet barazimit me një goditje dënimi, e cila për fat të keq, ndalet në shtyllë. E kur regjistroh­et minuta e parë e kohës shtesë, një "ish" për italianët, shënon dhe feston me shqiponjë.

BARAZIMI - Vrioni barazon me meritë rezultatin në 1-1, i cili me një të majtë të bukur mposht Auderon.

DISFATA - Mund edhe të pritej fundi i ndeshjes, por deri atëherë do të realizohen edhe dy gola. Italia rikthen avantazhin me Murxhan në të 92- ën dhe mbyll përfundimi­sht llogaritë Parixhini, i cili më në fund rikthen kënaqësinë për Di Biaxhon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania