Panorama Sport (Albania)

Supergol i Cahanit, kuqezinjtë e Mustedanag­iç barazojnë me Kosovën

- Senad Nikshiqi

Ekipet kombëtare të U-17 të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen miqësore mes tyre. Kjo sfidë u luajt në stadiumin e Shkodrës "Loro Boriçi" dhe më shumë se rezultati, për dy trajnerët, Mustedanag­iç e kuqezinjve dhe Kollarin e Kosovës ka rëndësi loja që zhvilluan ekipet. Stafet teknike përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës patën mundësi që të aktivizojn­ë një sërë lojtarësh në pjesën e dytë, duke i dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të shfaqur aftësitë. Ndeshja nis me një ritëm mesatar nga të dy ekipet. Nganjëherë, Kosova është më kërkuese në portën kuqezi, ndërsa Kombëtarja shqiptare ka momente kur tregohet e paqartë në aksionet sulmuese. Në pjesën e parë nuk ka edhe aq shumë për t'u shënuar sepse mbyllet pa gola në 0-0. Në fraksionin e dytë të lojës është një tablo tjetër. Skuadra mike e nis më mirë pjesën e dytë, teksa Asllani me një devijim të lehtë të topit brenda zonës arrin që ta dërgojë në rrjetë topin, duke i dhënë Kosovës avantazhin. 17-vjeçarët kuqezi gjenden në befasi pas këtij goli dhe tentojnë që të barazojnë shifrat. Ndërkohë, në 45 minutat e dyta ka shumë ndryshime lojtarësh te të dy skuadrat në fushën e lojës. Zëvendësim­et ndikojnë pozitivish­t për Shqipërinë. Është Cahani, ai i cili në minutën e 79-të shënon një supergol me një goditje nga jashtë zone. Një top që i vjen në ajër e godet rrufeshëm, duke e dërguar në katërkëndë­shin e portierit Ndreca dhe duke barazuar në 1-1 rezultatin, që regjistron edhe rezultatin përfundimt­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania