Panorama Sport (Albania)

Tre kamerunas për Kastriotin, gati debutimi në Peshkopi

Klubi krutan firmos me dy mesfushorë dhe një sulmues

-

Kastriotit i janë bashkuar së fundmi tre lojtarë mjaft cilësorë nga Kameruni, të cilët kishin firmosur me krutanët që në mesin e muajit gusht. Ardhja e tyre në Shqipëri ka pasur vonesa për shkak të vizave dhe vetëm dy ditë më parë, ata i janë bashkuar skuadrës në seancat stërvitore. Të tre lojtarët vijnë nga kategoria më e lartë e futbollit në Kamerun, ndërsa njëri prej tyre është edhe pjesë e kombëtares U-20 të këtij shteti. ENOU ADOLF - Është një lojtar 20-vjeçar, që luan në repartin e sulmit, dhe pozicioni i tij natyral është qendërsulm­ues, por luan edhe nga krahët. Për teknikun Plori, ky është një përforcim i rëndësishë­m, duke qenë se sulmi i skuadrës krutane në këto javët e

para nuk është shfaqur ashtu sikur pritej.

TABORT PRESTON - Është mesfushor krahu, 19 vjeç, dhe ndonëse i ri, edhe ky, ashtu si bashkëkomb­ësi i tij ka luajtur rreth një sezon në Superligën e Kamerunit, madje krahas Kamerunit ka qenë te Paderborni në Bundesliga 2. Preston është edhe pjesë e kombëtares U-

20 të Kamerunit, ku në 20 ndeshje ka arritur të shënojë 7 gola.

MBA DUVAL - Është lojtari i tretë dhe ky nga Kameruni. Pozicioni i tij ka të bëjë me repartin e mesfushës, në fakt te Kastrioti ky repart është ndër më të populluari­t, mirëpo për krutanët afrimi i këtij lojtari me cilësi të veçanta e bën edhe më konkurrues këtë repart.

KUPA - Kastrioti do të udhëtojë drejt Peshkopisë me lojtarë të rinj dhe ato që nuk kanë pasur shumë hapësira aktivizimi gjatë kampionati­t. Por, ajo që bie në sy, ka të bëjë me tre kamerunasi­t, të cilët do të jenë pjesë e lojtarëve, që do të udhëtojnë drejt Peshkopisë dhe me shumë gjasa mund të kemi edhe debutimin e ndonjërit prej tyre. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania