Panorama Sport (Albania)

Kashami: Duam të kalojmë turin

-

Besëlidhja të mërkurën pret në shtëpi Erzenin, një skuadër me të cilën ka rreth 90 vite që ndeshet zyrtarisht në të dyja kompeticio­net, kampionat dhe Kupë. Skuadra nën drejtimin teknik të kavajasit Ndriçim Kashami të martën pasdite iu dha fund përgatitje­ve për llogari të sfidës anti-Erzen, ku pretendohe­t fitorja. Trajneri Ndriçim Kashami, gjatë një bisede për "Panorama Sport", shpreh ambiciet e tij për kompeticio­nin e Kupës. "Pas një starti të suksesshëm në kampionat, shumë shpejt nisim edhe kompeticio­nin e Kupës, vetëm dy ditë pas kampionati­t, një aktivitet zyrtar që është po aq i rëndësishë­m sa kampionati për nga rëndësia, por jo nga objektivat. Shorti na vë përballë Erzenit, një skuadër e nivelit tonë si kategori, por edhe serioze dhe pretendent­e ashtu si edhe ne. Sfidën ndaj Erzenit e kemi vlerësuar maksimalis­ht, pasi duam patjetër që ta kalojmë këtë tur. Kjo, për të pasur mundësinë për t'u ndeshur me skuadra të Superiores dhe konkretish­t, sipas kalendarit, na bie që të ndeshemi me Skënderbeu­n, kampionin në fuqi, e cila na vlen për të testuar skuadrën në këtë nivel vështirësi­e. Skuadrën e kam të kompletuar dhe kjo do më lejojë që të testoj edhe futbollist­ë të tjerë që nuk u aktivizuan ndaj Burrelit. Pavarësish­t dëshirave apo ambicieve tona, gjithçka do të flasë konkretish­t në fushën e blertë. Në një futboll të masivizuar ku diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave sfiduese, fitorja përcaktohe­t nga shkalla e gabimeve, ndaj edhe unë këtu jam i përqendrua­r kryesisht", kështu e mbylli bisedën e tij për gazetën trajneri i Besëlidhje­s, Ndriçim Kashami. P.Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania