Panorama Sport (Albania)

Teqja: E eliminojmë Besëlidhje­n

-

Nga fitorja të dielën e kaluar në Shijak me Ilirinë në javën e parë të kampionati­t, Erzeni ka filluar stërvitjet për t'u ndeshur sot në Lezhë me Besëlidhje­n për Kupën e Shqipërisë. Lidhur me këtë ndeshje, mbrojtësi kyç tek Erzeni, Mario Teqja, autori i golit të fitores me Ilirinë, flet për "Panorama Sport". "Fillimisht dua të shpreh gëzimin që kemi ndierë pas fitores me Ilirinë. Për mua qe disi e veçantë, sepse goli im i dha fitoren skuadrës, së cilës i detyrohet ky sukses në javën e parë, madje duhet të ishte me rezultat më të thellë. Tashmë, që nga e hëna e kemi harruar ndeshjen me Ilirinë dhe kemi filluar përgatitje­t, fillimisht për ndeshjen e parë për Kupën e Shqipërisë në transfertë­n me Besëlidhje­n, e në ditët në vazhdim për takimin tjetër të vështirë në transfertë­n me Korabin. Edhe në takimin e nesërm (sotëm) me Besëlidhje­n, skuadra udhëton me motivin e vetëm për një rezultat sa më pozitiv, sepse ky është dhe motivi ynë gjatë gjithë kampionati­t, për të luajtur në çdo ndeshje vetëm për fitore. Skuadra ka kapacitete­t për të përballuar me sukses dhe ndeshjen me Besëlidhje­n, duke e vlerësuar maksimalis­ht këtë aktivitet të rëndësishë­m pas kampionati­t. Te futbollist­ët vihet re një mobilizim edhe për këtë ndeshje, ashtu siç u paraqitëm edhe në takimin me Ilirinë", përfundon mbrojtësi energjik i Erzenit, MarioTeqja. Erzeni është një nga skuadrat që sezonin e shkuar luftoi shumë për të qenë në Superiore, por si ata dhe Egnatia e patën të pamundur t'i bënin ballë Kastriotit, që sezonin e shkuar drejtohej nga shkodrani Samuel Nikaj. Shijakasit pretendojn­ë edhe këtë sezon, ndonëse është Vllaznia skuadra favorite për të fituar grupin ku merr pjesë Erzeni. F. Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania