Panorama Sport (Albania)

"uro, në debutim Pres itoren

kuadra ka reaguar më së miri jemi gati ër të nisur rrugëtimin edhe në ushën e lojës

- SKERDILAID SULOZEQI

Klodian Duro është gati për debutim. Aventura e tij si trajner i Kamzës do të startojë pikërisht sot përballë Besës së Kavajës. Edhe pse pa pretendime madhore në Kupën e Shqipërisë, objektivi për këtë takim është i padiskutue­shëm} fitorja. Në një prononcim për "Panorama Sport", ish-lojtari i Kombëtares ka analizuar ditët e para të stërvitjes me ekipin e ri, por nuk ka ngurruar që të flasë edhe për x|-minutëshin që do të luajnë sot në transfertë. Duro njihet si një trajner me ide, e tashmë ai pret që lojtarët të përthithin sa më shpejt kërkesat e tij. "~am shumë i kënaqur me ekipin, këto ditë kemi punuar mjaft mirë. do gjë ka shkuar në perfeksion, pasi futbollist­ët shprehen shumë mirë në stërvitje. E vetmja gjë që mbetet tashmë është që idetë e mia t'i përthithin shpejt dhe mirë, e më pas t'i implemento­jmë në fushën e lojës. Ndonëse kam pak kohë që po punoj me Kamzën, mund ta them me bindje se janë mjaft inteligjen­të dhe të formuar, kanë arritur të më kup- Klodian Duro, gjatë prezantimi­t si trajneri i ri i Kamzës

tojnë e të shfaqen mjaft mirë në proceset e trajnimit. Kam besim se do e nisim mbarë, si ndaj Besës në Kupë, e mandej në kampionat. ~emi gati për të nisur rrugëtimin në fushën e blertë", u shpreh fillimisht trajneri i Kamzës. Për të dëshmuar vlerësimin që i është bërë këtij kompeticio­ni,

stafi teknik ka grumbullua­r 22 futbollist­ë dhe jo `{, ndaj vetëm sot do të vendosë se kush do të zbresë në fushën e lojës. Kur dihet që në fundjavë luajnë me Kastriotin, vetëm një fitore ndaj kavajasve do të ngrinte moralin pas dy humbjeve radhazi që pësuan në kampionat.

RIK HIMI - Klodian Duro i rikthehet trajnimit mbas një sezoni mjaft të suksesshëm me Kukësin, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Ky ishte trofeu i parë për verilindor­ët, por edhe për vetë elbasanasi­n në rolin e trajnerit. Ish-mesfushori i Kombëtares

thekson se vendimi për t'iu rikthyer profesioni­st ishte i mirëmendua­r. "~am i kënaqur për rikthimin në detyrë dhe mbi të gjitha si trajner i Kamzës. Kam gjetur futbollist­ët e duhur për të shprehur atë që unë di të bëj më mirë. € puqën kushtet që unë të rikthehesh­a

në krye të një klubi. Kam gjetur klubin dhe presidenti­n e duhur, e të gjithë së bashku të kemi suksesin që mendojmë në fund të sezonit. Kam besim tek ekipi dhe jam i bindur për cilësinë, e njohim mirë çdo hap që hedhim në aspektin e lojës", përfundon ish-trajneri i Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania