Panorama Sport (Albania)

#esa $godet% në merkato, merr &e hakën

!esfushori del në stërvitje# ) lumtur për rikthimin në Kavajë

-

Besa "godet" në merkato. Edhe pse tregu i shit-blerjeve është mbyllur, kavajasit kanë siguruar shërbimet e një "ish"-i. Alket Çelhaka është rikthyer te verdhezinj­të. Lajmi është zyrtar sepse mesfushori, pasi ka arritur akordin me presidenti­n Nexhat Bizhdili, është vënë direkt nën urdhrat e trajnerit Gentjan Begeja. Lojtari mund të federohet lehtësisht, derisa ishte pa kontratë që pas "divorcit" me Tiranën. Rregullorj­a e FSHF-së i jep mundësi çdo futbollist­i që të gjejë ekip në rast se është i lirë. Dhe këtë shans e kanë shfrytëzua­r që të dyja palët, jo vetëm Çelhaka që gjen ekip, por edhe kavajasit që sigurojnë shërbimet e një futbollist­i me vlera për linjën e majtë. Për "Panorama Sport", 24-vjeçari konfirmon arritjen e marrëveshj­es me skuadrën "mëmë". "Kam arritur akordin me ekipin e vendlindje­s, aty ku hodha hapet e parë të karrierës dhe u formova si profesioni­st. Kam bërë zgjedhjen e duhur, kur dihet që Besa ka pretendime madhore këtë sezon. Gjatë verës kam qenë në bisedime me disa ekipe të Superiores, por për arsye të ndryshme nuk kemi rënë dakord", tha Çelhaka. LLOGARITË - Humbja në Pogradec ka mërzitur jo pak presidencë­n e stafin teknik. Me objektiv kthimin në elitë, skuadra dha sinjale që në javën e parë se ngjitja do të jetë një "malore" e vërtetë. Kjo vështirësi shtohet kur kemi parasysh ekipe si Bylisi, Lushnja, Apolonia, Egnatia, Pogradeci apo ndonjë tjetër. Dhe për të mos komplikuar misionin final, në Kavajë duket se kanë vendosur që të mos shpërqendr­ohen me Kupën e Shqipërisë. Burime brenda stafit teknik saktësojnë se Besa nuk do të ketë pretendime duke filluar nga ndeshja e sotme që do të luajnë me Kamzën. Madje, ky 90-minutësh do të jetë i gjithi në shërbim të ndeshjes së ardhshme ndaj Apolonisë. Dhe kthesa vlen jo vetëm për pikët, por edhe për përmirësim­in e gjendjes psikologji­ke. Kur dihet që ekipi është ri në moshë, vetëm kështu mund të motivohet grupi. Feriz Ferizaj

 ??  ?? Alket Çelhaka, kur luante me Tiranën
Alket Çelhaka, kur luante me Tiranën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania