Panorama Sport (Albania)

Tomori kontakton Devollin, nisin bisedimet për stolin

Ish-trajneri i Kamzës kandidat, sot do takohen

-

Tomori nis kërkimet për pasardhësi­n e Gersi Arbrit. Dorëheqja e çuditshme e trajnerit ka gjetur të papërgatit­ur klubin. Të vendosur para kësaj situate, beratasit kanë nxituar që të studiojnë kandidatët e parë. Dhe nga sa duket, Bledar Sinella nuk është i vetmi opsion për këtë post. Drejtuesit kanë nisur negociatat edhe me Bledar Devollin. Trajneri i shkarkuar nga Kamza pas javës së tretë të Kategorisë Superiore ( ku grumbulloi 4 pikë, pas një fitoreje, humbje dhe barazimi), konsideroh­et si i duhuri nga klubi. Për këtë motiv ata kanë nxituar edhe për ta kontaktuar. Burime tejet të sigurta për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se dje pasdite ishmbrojtë­si i Luftëtarit, Tiranës dhe Flamurtari­t ka biseduar me përfaqësue­s së Bashkisë Berat. Palët mësohet se kanë folur edhe për pjesën e financave. Ende nuk mund të thuhet me siguri, nëse gjirokastr­iti do të pranojë apo jo ofertën e beratasve, megjithatë kjo histori mund të marrë zgjidhje që sot, kur është rezervuar një takim kokë më kokë mes palëve. Nuk ka informacio­ne për zhvillimet apo bisedat që mund të jenë kryer, mirëpo një "goditje" e tillë në pankinë do të ishte ideale për realizimin e objektivav­e. Gazeta ka pyetur zyrtarisht drejtuesit më të lartë të Tomorit, për ta pyetur për këtë çështje dhe ata shkurtimis­ht thanë: "Ende nuk mund të flasim me emra konkretë për sa i përket drejtimit të skuadrës. Ne po shikojmë të gjitha opsionet e mundshme dhe më pas do të bëjmë zgjedhjen tonë".

Kupa - Seanca e djeshme është zhvilluar nga zv.trajneri Klemend Agalliu, ku në krahë ka pasur dhe trajnerin e të rinjve, Iken Drobonikun. Stërvitja është kryer si zakonisht, teksa sot Tomori do të përballet me Bylisin për Kupën e Shqipërisë. Ky takim mendohet të drejtohet nga dyshja AgalliuDro­boniku. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania