Panorama Sport (Albania)

Fetollari: Erdhi shansi i të rinjve, të tregojnë veten

-

Pogradeci do të presë Apolonisë për llogari të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Liqenorët vijnë pas një fitoreje shumë bindëse në kampionat, duke mundur një pretendent si Besa. Por, nëse në Kategorinë e parë kanë objektiva të qarta, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kompeticio­nin e dytë më të rëndësishë­m në vend. Në kësi kushtesh, stafi teknik ka menduar që sot ndaj fierakëve t'u japë një mundësi për të rinjtë. Për futbollist­ët e stolit ky do të jetë një shans i artë, pasi një performanc­ë e mirë, mund t'u shërbejë për të bindur trajnerin për një vend titullari për pjesën e mbetur të kampionati­t. "Në ekip ka një konkurrenc­ë të dukshme, pothuajse të gjithë futbollist­ët duan një vend në formacioni­n e parë dhe kjo është shumë pozitive. Tani do e kenë këtë mundësi, ndaj le të tregojnë veten në Kupë kundër Apolonisë. Është mundësia e tyre më e mirë. Ndërkohë që edhe unë jam më i qetë për të evidentuar e pse jo edhe më të mirët e stolit. Ne do të luajmë fort, por gjithnjë me vështrim, me shumë pretendime nga kampionati", u shpreh për "Panorama Sport" numri një i pankinës së Pogradecit, Festim Fetollari. Në fakt, te pogradecar­ët është e vështirë të bësh diferenca mes lojtarëve që janë për gati për të qenë titullarë, pasi rivaliteti vjen edhe nga stoli dhe ka shumë futbollist­ë edhe pse të rinj që janë të talentuar. Ndaj 90 minutat që do zhvillohen sot në "Gjorgji Kyçyku", do të shërbejnë për të krijuar një ide më të qartë. Gjendja psikologji­ke te pogradecar­ët është shumë e mirë. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania