Panorama Sport (Albania)

Lika: Ngjitja, prioriteti kryesor i Vllaznisë

"Të jemi të sinqertë, kampionati është më i rëndësishë­m"

- ADMIR URUÇI

Kupa e Shqipërisë nuk është prioritet për Vllazninë. Edhe pse ky kompeticio­n mund ta çojë ekipin në Ligën e Europës, në Shkodër e thonë hapur se "mision" kryesor mbetet rikthimi në elitë. Megjithatë, nëse rrugëtimi do të ecë mirë, atëherë kuqeblutë do të tentojnë surprizën e madhe. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për "Panorama Sport" edhe vetë trajneri. Hasan Lika, gjatë një bisede me gazetën, ka zbuluar planin që kanë për këtë trofe. Ai vlerëson ndeshjen që do ta luajnë sot në "Liri Ballabani", por në asnjë moment nuk përmend faktin që do të tentojnë fitimin e Kupës së Shqipërisë. "Sigurisht që duhet të kemi pretendime për këtë tur të parë. Ndaj Burrelit do të luajmë vetëm për maksimumin. Është një kundërshta­r që do ta kemi përballë edhe në kampionat, ndaj ky 90- minutësh i parë për Kupën e Shqipërisë do të na shërbejë për ta njohur rivalin e javës së dytë. Por, le të jemi të sinqertë, për ne është i rëndësishë­m kampionati. Ai mbetet prioritet, por me gjithë

mundësitë që kemi do të luftojmë edhe në Kupë. Rrugës do të shikojmë gjithçka", tha numri një i pankinës së Vllaznisë.

Përbërja - Vllaznia do të jetë thuajse e plotë për 90minutësh­in e parë që do të luhet sot për llogari të turit të

parë të Kupës së Shqipërisë. Vetëm Olsi Gocaj dhe Renato Malota nuk priten që të udhëtojnë me ekipin për këtë ndeshje. I pari ka shfaqur probleme shëndetëso­re, ndërsa i dyti nuk është rikuperuar totalisht pas dëmtimit që ka pësuar. Edhe pse me dy

mbrojtës më pak, për stafin teknik nuk ka vend për "alarm" dhe sidomos në një ndeshje kur janë të favorizuar në letër. Hasan Lika e ka vlerësuar këtë takim, ndaj edhe në fushë do të hedhë më të mirët e mundshëm që ka në dispozicio­n. Formacioni pritet që të

ketë shumë pak ndryshime nga ai javës së parë të kampionati­t. Në portë do të jetë sërish Sherri, në mbrojtje vendin e Gocajt do ta zërë Ruqi, ndërsa katërshja do të plotësohet me Ignat, Gurishtën e Markun. Në mesin e fushës nuk ka risi. Lika e Hajdari do të jenë të vendo-

sur në krahë, ndërsa në qendër Krymi, Tafili e Zogaj janë në gatishmëri. Sulmi i mbetet braziliani­t Rodrigues. Me këtë 11-she pritet që të ballafaqoh­en kuqeblutë kundër Burrelit, me qëllimin e vetëm për të hedhur një hap drejt kualifikim­it për raundin tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania