Panorama Sport (Albania)

Shënoi në debutim, Hidersha: Fitojmë edhe në Pogradec

-

Me statusin e "debutuesit" në ndeshjen e parë të kampionati­t, nuk ishte vetëm trajneri Marjol Miho, por edhe mesfushori Jurgen Hidersha. Të dy erdhën nga Albpetroli i Patosit, Miho si trajner dhe Hidersha si kapiten i atij ekipi. Dhe ndër të parët që mori me vete tekniku te bardhejesh­ilët ishte pikërisht Hidersha, ai që i dha tri pikë Apolonisë në javën e parë të Kategorisë së parë. Ndaj jo më kot të dy, Hidersha dhe Miho janë përzgjedhu­r nga "Panorama Sport" në formacioni­n më të mirë të javës së parë të kompeticio­nit përkatës. Mesfushori i Apolonisë shpreh impaktin e ndeshjes së parë, duke qenë modest për lojën e tij e duke vlerësuar atë që skuadra dha në fushë. "Jam i lumtur që debutova me gol me Apoloninë. E kisha dëshiruar fort një ndeshje të parë të tillë, ku të kisha mundësi të dëshmoja një pjesë të mirë të aftësive të mia, pa humbur modestinë. Unë ia njoh 'gjuhën' dhe grintën profesor Mihos dhe e di çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi ekip super dhe nuk kemi pse të ngurrojmë, sepse kemi forcë reale, grup dhe emra cilësorë", thotë fillimisht fieraku Jurgen Hidersha. Ai ndalet edhe te Kupa e Shqipërisë, rrugëtim që fierakët do ta nisin me Pogradecin sot. "Kupa e Shqipërisë ka marrë vlerësim maksimal prej nesh. Luajmë kundër Pogradecit dhe në këtë transfertë do të dëshmojmë forcën tonë. Liqenorët kahershëm janë rival i fortë për Apoloninë, por ne shkojmë për të luajtur e për të kërkuar fitoren, pa rezultat ekuivok", deklaroi mes të tjerash për gazetën, autori i golit të vetëm në javën e parë kundër Turbinës në Cërrik. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania