Panorama Sport (Albania)

Hënes: Pasardhësi im duhet ta dashurojë Bajernin

I klubit gjerman flet për të ardhmen dhe synimet e tij pas largimit

-

Në Bavari nuk njihen vetëm për sukseset e klubit të Bajernit në futboll, por edhe për ato të skuadrës së basketboll­it. Uli Hënes ka folur për një revistë që merret pikërisht me temat e një prej sporteve më popullor në botë pas futbollit. I pyetur për preferenca­t e tij se kush do të ishte i duhuri për të qenë president i klubit kampion të Gjermanisë kur ai të largohet, Hënes iu përgjigj: "Sigurisht, dëshiroj që personi që do të vijë në vendin tim te Bajerni, të jetë me një mentalitet pak a shumë si unë, Bajerni nuk është vetëm një skuadër futbolli. Është diçka më shumë, jemi një komunitet i madh në Gjermani që dashuron futbollin dhe jeton me të. Nuk dua një person që të vijë këtu me ju dhe të thotë që nuk më intereson basketboll­i, edhe pse unë përfaqësoj një sport tjetër. Dua presidenti i ardhshëm i klubit të jetë largpamës, ashtu siç jam unë", u shpreh Hënes, që më pas vazhdon. "Këtu te Bajerni ka shumë vite që stafi bën një punë të shkëlqyer për të rritur imazhin e klubit, edhe unë jam njëri prej tyre, pavarësish­t se më është dhënë mundësia të jem përfaqësue­si më i lart në klub, së bashku me Karl Hainc Rumenigen". Kujtojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të lehta për Hënes që u akuzua për evazion fiskal dhe më pas u detyrua të kryente dy vite burg, pasi u shpall i fajshëm nga gjykata në Bavari. Ai gjithsesi u rikthye te Bajerni dhe tani vazhdon të jetë presidenti i klubit më të titulluar në Gjermani. Së bashku me Rumenigen, Hënes është njeriu më i rëndësishë­m te Bajerni. Klubi nën drejtimin e tij ka fituar shumë tituj dhe dominon prej vitesh në futbollin gjerman. Së fundmi, drejtuesit po investojnë shumë në ndërtimin e një akademia cilësore ku si trajnerë janë përzgjedhu­r të drejtojnë skuadrat e moshave, ish- lojtarë të Bajernit. Miroslav Klose dhe Mehmet Sholl janë disa prej tyre. Pa harruar këtu edhe drejtorin sportiv në skuadrën e parë, Hasan Salihamixh­iç, edhe ky një ish- lojtar i bavarezëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania