Panorama Sport (Albania)

Ikën Pavard, Bajerni do Vaskezin

Drejtuesit e klubit gjerman po mendojnë të sjellin në skuadër spanjollin

-

Pasi deklaroi javën e shkuar se nuk kish te nënshkruar asnjë kontratë me Bajerni, Benxhamin Pavard duket se do të ketë si destiancio­n një skuadër tjetër. Sipas "Mundo Deportivo", Barcelona është skuadra që mund të transferoj­ë lojtarin që luan te Shtutgrati. Një situatë e ndërlikuar kjo për Bajernin që gjatë merkatos së verës u përfol se kishte arritur një marrëveshj­e me mbrojtësin francez kur ai ishte ende i impenjuar me kombëtaren në Botërorin e Rusisë. Por vetë lojtari e mohoi këtë gjë duke shuar çdo kureshtje. Ndërkohë, në Barcelonë pritet të bëjnë një ofertë konkrete për lojtarin që shihet si ideali për mbrojtjen katalanase. Pike, Umtiti dhe Alaba që janë tashmë të konfirmuar në repartin difensiv, krahut të djathtë do t'i shtohej ndërkohë element shumë i mirë. Pavard tregoi gjatë Botërorit se di të luajë edhe në nivele të larta, edhe pse luan aktualisht për një skuadër si Shtutgarti në Gjermani. Vlera e lojtarit llogaritet diku te 30-40 milionë euro. Një shumë që nuk është aspak problem për skuadrën spanjolle. Bajerni duket se nuk do të arrijë të përfundojë transferim­in e shumëpërfo­lur në muajt e fundit.

LUKAS VASKEZ, OBJEKTIVI I JANARIT Kampionët e Gjermanisë zhvilluan një merkato të vakët, vetëm disa lojtarë të ardhur nga huazimet dhe blerje me kosto zero siç ishte rasti i Leon Goreckës. Por nuk duhet të harrojmë edhe nënshkrimi­n me kanadezin Davies që luan në "MLS". Lojtari do t'u bashkohet bavarezëve në merkaton

e dimrit. Ndërkohë, pas largimit të Vidal dhe Rudit, në Mynih ndiejnë nevojën për të sjellë një lojtar të mirë. Dëmtimi i Komanit në ndeshjen me Hofenhaimi­n ka alarmuar jo pak drejtuesit e klubit gjerman që tani kanë filluar të shikojnë në Spanjë për të gjetur

një lojtar që mund të bëjë diferencën në kompeticio­net e rëndësishm­e. Lukas Vaskez është emri që qarkullon në mediat gjermane, lojtari që luan për Realin e Madridit shihet si ideali për të luajtur në sulmin e krahut përkrah Robert Levandovsk­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania