Panorama Sport (Albania)

Milani, Leonardo “shopping” në Brazil, gati 50 milionë për Lukas Pakueta

Drejtori sportiv i kuqezinjve udhëton drejt vendlindje­s së tij

-

Milani ose më saktë Leonardo është duke peshkuar në Brazil. Drejtori sportiv i milanezëve gjithmonë ka pasur një nuhatje të mirë për sa u përket lojtarëve të talentuar që vijnë nga vendlindja e tij. Sipas "Tuttosport", kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori dhe Leonardo ka gjetur një lojtar ideal në Amerikën e Jugut. Pakueta, objektivi i radhës Lukas Pakueta është edhe objektivi real i Leonardos. Lojtari i është ofruar Milanit nga Aldo Rosi. Diamanti që luan për Flamengon kushton rreth 50 milionë euro. Leonardo kërkon të luajë edhe kartën Kaka për të bërë klubin më të besueshëm në sytë e lojtarëve të rinj brazilianë. Riki do të ishte një vlerë e shtuar në këtë operacion dhe do t'i lejonte atij të negocionte në emër të klubit italian. Që Pakueta do të transferoh­et në Europë herët a vonë kjo nuk diskutohet, por Milani kërkon ta bëjë të tijin lojtarin përpara se

të shkojë diku tjetër.

Emrat e tjerë

Lojtarët e tjerë që janë në listën e Milanit janë Linkoln që luan si sulmues krahu, është gjithashtu në pronësi të Flamengos. Ashtu si dhe mbrojtësi Iago Maidana dhe Rodrigo Kaio. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Pedro Guliherme që luan si qendërsulm­ues te skuadra e Fluminezes në kampionati­n brazilian. Kështu, plani i Leonardos është fokusuar vetëm në Brazil, aty ku dhe në të shkuarën nuk kanë munguar lojtarët e talentuar. Kujtojmë që Kaka, Pato apo vetë Leonardo kanë ardhur nga kontinenti i Amerikës së Jugut. Tani drejtuesit e rinj milanistë po mendojnë të ndjekin të njëjtën strategji në kërkim të rikthimit të skuadrës në nivelet e mëdha. Kujtojmë që Milani nuk luan prej disa vitesh në Champions, aty ku ka arritur të fitojë trofeun shtatë herë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania