Panorama Sport (Albania)

Interi, sparkatë “Djallit” për Fabregasin

Ka një derbi në Milano për mesfushori­n spanjoll të Çelsit

-

Tentativa e verës u "përplas" kundër vullnetit të Florentino Perezit. Por, Luka Modriç duket se nuk ka hequr dorë nga dëshira për t'u transferua­r tek Interi. Siç u raportua në edicionin e djeshëm informativ të "SportMedia­set", në fakt, kroati (që nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin "merengues") ka një mendim "të fshehur" që ua ka rrëfyer vetëm miqve të tij kroatë interistë: largimi nga Madridi për Milanon. Për t'ia arritur, numri 10 i Realit dhe i kombëtares së Kroacisë mendohet se do shfrytëzoj­ë seksionin e merkatos së janarit 2019 për të rihapur derën... zikaltër, që në gusht numri një i "Galaktikëv­e" arriti ta mbante të mbyllur. Fantazisti dëshiron të marrë pjesë në projektin e Interit dhe të sfidojë Juventusin e Kristiano Ronaldos. Duke ditur mirë sa e vështirë, për të mos thënë thuajse e pamundur, do jetë të bindë presidenti­n Perez. Edhe pas polemikës ligjore me Interin të shoqëruar me denoncimin në FIFA: e arkivuar më pas nga vetë Federata Ndërkombët­are e Futbollit për mungesë elementesh. Modriç, megjithatë, duket se do përpiqet sërish dhe shpresa e tij është që zikaltrit të qëndrojnë në garë për Ligën e Kampioneve. Për

më shumë do mund të shfrytëzoj­ë rregullore­n e re: futbollist­ëve tashmë u lejohet të ndryshojnë fanellë edhe përgjatë turneut.

DUELI ME MILANIN PËR FABREGASIN Pasi tentoi Luka Modriçin (dhe, me sa duket, do e ritentojë

në janar) Interi është në kërkim të një mesfushori të nivelit të lartë, ndaj drejtori Piero Auzilio ka pikasur Cesk Fabregasin. Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga tabloidi britanik "Daily Express": mesfushori­t të Çelsit i skadon kontrata në qershor 2019 dhe duke nisur nga

dhjetori do ketë mundësi të firmosë me një klub të ri.

Në gjurmët e spanjollit, sot 31 vjeç, është prej kohësh edhe Milani. Kuqezinjtë u paraqitën londinezëv­e një ofertë merkaton e mbyllur në gusht, duke kthyer vëmendjen në fund te Timue Bakajoko, i huazuar

pikërisht nga Çelsi. Fabregas është riaftësuar prej pak kohësh nga dëmtimi në gju dhe deri tani ka regjistrua­r vetëm një paraqitje nën drejtimin e Sarrit (në Superkupën e Anglisë, ku blutë u mposhtën nga Siti 2-0 me dopietë të Agueros): me transferim­in e Zhorzinjos në

Londër dhe qëndrimin e të pazëvendës­ueshmit Kante, hapësirat për "regjisorin" iberik janë thuajse të mbyllura. Interi dhe Milani qëndrojnë gati, në përpjekje për të siguruar me parametër zero një lojtar që do shtonte nivelin e skuadrës fituese të "ankandit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania