Panorama Sport (Albania)

Higuain përgatit hakmarrjen, gati t'i tregojë “Zonjës” se gaboi

-

Tani është i lumtur, normalisht. Milani ka ndërtuar gjithçka përreth tij, duke e mbajtur në qendër të projektit (dhe duke i garantuar pagën e dytë më të lartë të gjithë Serisë A). Por nuk duhet harruar që, të ishte për të, Gonzalo nga Torino nuk do kishte lëvizur. Në pikën kur Juvja e "braktisi", argjentina­si zgjodhi opsionin më të mirë.

MOTIVIM - Sezoni i Higuainit do jetë i motivuar edhe nga divorci me Juven. Motivimet janë sa të thjeshta, po aq edhe të forta: i duhet t'i tregojë ish-klubit të tij se ka gabuar duke e nxjerrë në merkato. Megjithëse, termi "gabim" është i keqinterpr­etueshëm: nëse Gonzalo do kishte qëndruar te bardhezinj­të me Ronaldon, do "shihte" më shumë pankina sesa fushë. Në thelb mbetet megjithatë një ndarje e detyrueshm­e, e jo konsensual­e, përtej një gare me CR7ën për "fronin" e golashënue­sit: "ushqim" për një sulmues që nuk ka frikë të sfidojë të kaluarën (për t'u kujtuar goli kundër Napolit). TAKTIKA - Moduli i "Djallit", sipas "La Gazzetta dello Sport" do jetë perfekt për të kur Gonzalo të vendoset në vend të Kutrones si në aksionin që solli golin e italianit kundër Romës. Fjala kyçe është "thellësi": pra, shokët e skuadrës duhet të kuptojnë kohët kur argjentina­si hyn në zonë. Shembulli më i mirë është goli i anuluar me "VAR" kundër verdhekuqv­e: Higuain i diktoi Bonaventur­ës pasimin, duke gjetur hapësirën mes mbrojtësve. Nevojitet, me pak fjalë, më shumë shpejtësi veprimi në zhvillimin e aksionit dhe disa krosime më pak.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania