Panorama Sport (Albania)

Skandali, gjysmat e vëzhguesve ngelën në teste

Ripërsërit­et procedura, përgjegjës­i Petrit Brahja: Nuk kam qenë i pranishëm

- OLSI TUJANI

Sektori i arbitrimit ka marrë përsipër shumë kritika, sidomos në edicionin e shkuar. Mirëpo, ajo çfarë ndodh me kritikat nga ana e klubeve, trajnerëve, futbollist­ëve dhe sidomos presidentë­ve, nuk ka aq peshë sa një kritikë që vjen nga... tribuna. Jo për tifozërinë, por në tribunë, gjendet pikërisht njeriu që ka të legjitimua­r edhe kritikat dhe vlerësimet për cilësinë dhe saktësinë e arbitrimit. Mirëpo, njeriu në fjalë, vëzhguesi i arbitrave, duhet të jetë ai që paraprin edhe përditësim­in e rregullore­ve të lojës, diçka që është thuajse e zakontë vit pas viti. Po me vëzhguesit shqiptarë të arbitrave çfarë ndodh?

TESTIMET

Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar që më 31 gusht të këtij viti, është kryer edhe testimi i vëzhguesve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Gazeta ka mësuar se më shumë se 50 për qind prej tyre, nuk kanë kaluar në testin e parë. Gjithçka, për shkak të parregulls­ive në testimin që kanë kryer, referuar rregullave të futbollit. Brenda disa ditësh, vëzhguesit shqiptarë të arbitrave i janë nënshtruar edhe një herë tjetër testit teorik, ku nota kaluese ka qenë thuajse për të gjithë.

PËRGJEGJËS­IT

Sektori i vëzhguesve ka në krye një emër të njohur për arbitrimin shqiptar. Petrit Brahja, i cili një vit më parë ka qenë në krye të sektorit të dizajnimit (caktimit) të arbitrave, dhe që më pas u dorëhoq, është tashmë pjesë e komisionit të caktimit të vëzhguesve. I kontaktuar nga gazeta, ai ësh-

të përgjigjur: "Nuk kam qenë te testimi që po më thoni. I pranishëm ka qenë zoti Kotherja". Nëse kërkohet që "xhaketat e zeza" të marrin vlerësimin e duhur javë pas jave, rol thelbësor për këtë, normalisht duhet të ketë vëzhguesi i arbitrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania