Panorama Sport (Albania)

Demollari: E vërteta e shkarkimit nga Duka

Replikon edhe me Vatën, që e cilësoi trajnerin më të keq: Ia dhanë përgjigjen tifozët

- BESAR BOZGO

Sulejman Demollari nuk kërkon të bëjë polemika. Tregon të vërtetën e shkarkimit të tij nga stoli i Kombëtares shqiptare, por gjithashtu driblon mjeshtëris­ht edhe një ish-mbrojtës të fortë si Rudi Vata. Në një reagim për "Panorama Sport" në lidhje me deklaratën e ish-trajnerit Astrit Hafizi, Demollari tregon se ai nuk u...

Sulejman Demollari nuk kërkon të bëjë polemika. Tregon të vërtetën e shkarkimit të tij nga stoli i Kombëtares shqiptare, por gjithashtu driblon mjeshtëris­ht edhe një ish- mbrojtës të fortë si Rudi Vata. Në një reagim për "Panorama Sport" në lidhje me deklaratën e ish-trajnerit Astrit Hafizi, Demollari tregon se ai nuk u shkarkua nga Duka, por patën një marrëveshj­e për largimin e tij nga stoli i kuqezinjve. 54-vjeçari thotë se Duka në atë kohë donte që të kishte vetëm trajnerë të huaj dhe prandaj e largoi. Demollari i përgjigjet edhe Vatës me "stilin" e tij, duke thënë se përgjigjen më të mirë ia kanë dhënë tifozët në lidhje me opinionin që kishte për të si lojtar dhe si trajner. Një ditë më parë, ish-trajneri Hafizi e mori Demollarin si shembull për t'i treguar Dukës se po vepron me dy standarde, pasi këtë të fundit e shkarkoi shumë shpejt, ndërsa Panuçit po i jep më shumë kohë për të treguar veten.

Ju vjen keq që merreni si shembull negativ për shkarkimin tuaj pas 9 muajsh

apo ju vjen mirë që Hafizi ju mori në mbrojtje?

Nuk ndodh asgjë për mua. Unë i marr me sportivite­t dhe e kaloj. Gjithçka. E vërteta e largimit, unë e di se si ndodhi. Nuk është as e presidenti­t Duka, por një mirëkuptim mes meje dhe

tij. Në fushatën që ai bëri, tha se do të kishte vetëm trajnerë të huaj sa ai të jetë president. Kështu që unë u largova me mirëkuptim. Jemi ndarë me mirëkuptim dhe ai nuk e ka personale me mua, por thjesht për idenë për të sjellë trajnerë të huaj.

Kjo është e gjitha.

Por, Hafizi ju mbrojti dhe tha se Duka nuk veproi mirë me ju...

Unë e thashë që i marr me sportivite­t gjërat dhe me qetësi. Secili ka mendimin e tij dhe shprehet si duhet. Unë e di dhe kjo është e

vërteta se si ka ndodhur e gjitha ajo histori.

Vata ka deklaruar për mediat angleze që ju jeni lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, por edhe trajneri më i keq...

Më thanë të tjerët për këtë gjë. Por nuk e kam parë. Ku e

ka thënë Rudi këtë?

E ka thënë te "The Sun". Shumë mirë. Rudit ia kanë kthyer përgjigjen dashamirës­it e futbollit. Ai ka mendimin e tij të shprehet dhe shyqyr jemi të lirshëm të shprehemi. Edhe Vata e ka marrë përgjigjen nga tifozët e futbollit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania