Panorama Sport (Albania)

Start perfekt për Devollin, Tomori thyen Pogradecin

Liqenorët humbasin shumë raste, dështojnë në shtëpi

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci thyhet në shtëpi. Pas startit të mirë një javë më parë ku mundi Besën me rezultatin 2- 1, liqenorët janë mundur dje nga Tomori me rezultatin 1-0. Nga ana tjetër, beratasit gjejnë fitoren e parë në këtë kampionat dhe trajneri i ri, Bledar Devolli, e nis në mënyrën më të mirë. Vendësit kanë shpërdorua­r raste të shumta dhe janë ndëshkuar vetëm në një moment kur kanë humbur përqendrim­in në mbrojtje. Pothuajse loja është luajtur në gjysmëfush­ën e Tomorit, por duhet thënë se reparti i mbrojtjes dhe Kaloshi janë dalluar në këtë takim. NDESH<A

Momentet e para flasin për vendësit dhe janë ata që i afrohen disa herë portës së Kaloshit, atje ku Shkullaku jep sinjalin e parë me gjuajtjen e tij, por topi mbi vijën fatale devijohet nga një mbrojtës. Kundërpërg­jigjet Ogbodike, duke dalë përballë Malit dhe vetëm në çastin e fundit gardiani ia heq topin nga këmba. Ivani del i vetëm me Kaloshin, por në çastin e fundit ndërhyn pastër mbrojtësi Mujkiç, duke qenë vendimtar. Liqenorët tentojnë edhe nga goditja e dënimit, por pa rezultat. Pas këtij momenti vjen aksioni i golit. Është Çaço që depërton nga e djathta e sulmit, harkon topin në zonë dhe atje Ogbodike me kokë shënon pa shumë vështirësi. Vendësit kalojnë disa minuta nervozizmi dhe nuk dalin dot te loja e tyre. Vetëm në çastet e fundit të pjesës së parë rrezikojnë në disa raste, por pa arritur të finalizojn­ë. Pjesa e dytë është totalisht për pogradecar­ët dhe rastet janë të shumta. wë në momentet e para duke filluar me Ivanin, Osmanllari­n që ishte një nga më të mirët në fushë dhe Çelën më pas kur u hodh në fushën e lojës. Madje, minutat e fundit kanë rezervuar momentin më emocionues kur tri herë është goditur te porta e Kaloshit dhe në dy momente gardiani dhe në të tretin mbrojtja shpëtuan portën nga goli i barazimit. Liqenorët shpërdorua­n kështu shumë raste duke treguar grintë dhe dëshirë për lojë, por kaq nuk mjafton për të eliminuar humbjen. Nga ana tjetër, miqtë tregohen shumë të kujdesshëm në minutat e fundit dhe arrijnë që ta ruajnë avantazhin deri në fund,

duke u larguar nga Pogradeci me një {-pikësh shumë të rëndësishë­m. Trajneri Devolli e nis në mënyrën më të mirë me beratasit, duke i dhënë një { - pikësh shumë të rëndësishë­m. Tomori është një prej skuadrave pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore.

 ??  ?? Moment përpara ndeshjes së djeshme
Moment përpara ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania