Panorama Sport (Albania)

Egnatia ngjitet në krye, Merxha lë Elbasanin

Verdheblut­ë në pikiatë, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes

- VLADIMIR MEMA

gnatias i mjaftojnë 45 minuta për të marrë tri pikët përballë Elbasanit, duke u konfirmuar si pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore. Goli i Dimos me penallti dhe i Cankës u dhanë tri pikët miqve, duke e bërë të pavlefshëm rrjetën e Brahimajt në fund. Verdheblut­ë duken në ditët më të errëta dhe u rikthehen hijet e dy sezoneve më parë, kur ranë nga kategoria, teksa në dy sfida nuk kanë marrë ende asnjë pikë dhe më keq se kaq nuk mund të niste kampionati për ta. Kostot e dy humbjeve i merr përsipër tekniku Merxha, i cili në fund të ndeshjes ka dhënë dorëheqjen. Ndërkaq, Egnatia pas dy takimeve të para është e vetme në krye me pikë të plota.

NDESHJA - Përballja nis vrullshëm që në fillim dhe të jep përshtypje­n e një sfide që do të prodhojë spektakël. Dimo që në start shumë fare pranë portës nuk godet si duhet, ndërsa në krahun tjetër është Hoxhaj që godet traversën për elbasanasi­t nga goditja e dënimit. Përballja është e bukur dhe me raste, ndërsa sfida do zhbllokohe­j pas një penalltie të Dimajt, i

cili e fiton dhe e ekzekuton vetë në minutën e 18-të. Elbasani mundohet me Eziken që rrëmben një top nga Broshka, triblon bukur në zonë, por nuk godet si duhet. Kur pritej goli i Elbasanit, është Canka ai që shënon, teksa përfiton nga një krosim në zonë dhe

Lojtarët e Egnatias duke festuar dje golin e Dimos

gabim i mbrojtjes elbasanase, duke dyfishuar shifrat në të 38- ën. Ndeshja merr tatëpjetën për elbasanasi­t, të cilët krijojnë volum dhe raste, por u mungon finalizimi. Mbyllet fraksioni i parë në shifrat 0-2. E dyta nis me një Elbasan më kërkues, ndërsa rrogozhina­sit

mundohen të administro­jnë lojën dhe të shfaqen rrezikshëm me kundërsulm. Elbasani tenton më shumë me anë të goditjeve të ndaluara të ekzekutuar­a nga Hoxhaj, por pa rezultat. Ritmi i lojës bie disi, ndryshe nga fraksioni i parë që ishte me

një tjetër ritëm. Miqtë vonojnë lojën në çdo mënyrë, duke nervozuar vendësit, por rezultati është në favor të tyre dhe këto vonesa u shkojnë për shtat. Në fundin e lojës, Brahimaj provon me një goditje nga jashtë zone dhe ngushton diferencat, por nuk

ka më kohë dhe mbyllet gjithçka në shifrat 1-2 për Egnatian. Elbasani vazhdon të vuajë dhe duket se edhe këtë sezon do ta ketë shumë të vështirë. Me një ekip me lojtarë të rinj në përbërje, verdheblut­ë i pret një luftë e fortë gjatë të gjithë sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania