Panorama Sport (Albania)

Liverpuli leksion Totenhemit, Hazard shou për Çelsin

Junajtid zbret Uotfordin në tokë, Xhaka gol kryevepër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

y paralajmër­ime: i pari në Premier, i dyti për Interin. Liverpuli ka një marsh më shumë dhe arrin suksesin e pestë radhazi, duke konfirmuar se ky është sezoni për të fituar titullin, ndërsa Totenhemi është në krizë loje dhe rezultati. Fitorja e arritur 2-1 në "Wembley" u arrit me një lehtësi çarmatosës­e: Vetëm një egoizëm i tepruar nga ana e Vajnaldum apo Salah shmangu një humbje më të rëndë për Spërsat. Leksion i vërtetë futbolli. Të kuqtë zhbllokohe­n në 39': goditje këndi e Milnerit, dalje e keqe e Vormit, i shqetësuar edhe nga Van Dajk, largim topi i shkurtër nga mbrojtja dhe goditja me kokë e Vajnaldumi­t kalon vijën fatale, pavarësish­t tentativës së portierit. Pjesa e dytë rinis me goditjen e shtyllës nga Moura. Por në 54' Liverpuli gjen golin e dytë me Firminon, i cili në 74' lë fushën pas lëndimit të syrit në dyluftimin me Vertongen. Goli i Lamelës në shtesë erdhi tepër vonë për Spërsat, që firmosin humbjen e dytë radhazi.

ÇELSI - Skuadra e Sarrit arrin një fitore të madhe kundër Kardifit, e udhëhequr nga njeriu më i mirë i skuadrës, Eden Hazard, dhe ruan hapin perfekt të Liverpulit në krye të klasifikim­it. Pavarësish­t se janë uellsianët ata që kalojnë të parët në avantazh me Bamban, Hazard i përgjigjet dy herë në pjesën e parë. Oksigjen i pastër për blutë e Londrës që administro­jnë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar përsëri me Hazard (11- metërshi kompletoi tregolëshi­n personal) dhe Uillian, i cili shënon golin më të bukur të ndeshjes me një të djathtë nga jashtë zone. Kjo është hera e tretë në historinë e kampionati­t anglez (110 vite) që dy klube kanë fituar 5 javët e para: (1905-'06 dhe 1908-'09).

MAN. SITI - Gjithçka e lehtë për kampionët kundër Fulhamit, që zhbllokohe­n brenda dy minutave falë Sanesë. Një gol që e bën gjithçka më të ndërlikuar për miqtë, të paaftë për të ndaluar manovrën sulmuese të "qytetarëve", të cilët godasin vazhdimish­t derisa gjejnë edhe golin e dytë me David Silvën (i 50- të në Premier Ligë në ndeshjen e 350-të). Në pjesën e dytë, tabloja nuk ndryshon. Më pak se dy minuta dhe tjetër gol i djemve të Guardiolës me "S" e tretë, Sterling ( goli i 200- të i Sitit me Pepin në stol). "Qytetarët" arrijnë suksesin e katërt në 5 javët e para.

ARSENALI - Pjesë e parë e

shëmtuar mes Njukasëlli­t dhe Arsenalit. Por "topçinjtë" ndërrojnë marshin pas pushimit dhe në më pak se 10 minuta Xhaka zhbllokon me një goditje dënimi spektakola­re, e cila ndalet në trekëndësh: të katërt golat në Premier Ligë i ka shënuar nga jashtë zone. Ozil

dyfishon në ndeshjen e tij të 200-të me londinezët, gol që i lejon skuadrës së Emerisë të arrijë fitoren e tretë radhazi pas startit të vështirë të kampionati­t. Goli i Klark në shtesë nuk mjafton për "qymyrxhinj­të": Një tjetër disfatë për skuadrën e Benitezit, e cila mbetet me vetëm

1 pikë në klasifikim. Më keq është vetëm Uest Hemi.

JUNAJTID - Vuan Junajtid, por në fund arrin të dërgojë në shtëpi një sukses të rëndësishë­m. Dhe kështu rikthen ambiciet pas startit të vështirë të kampionati­t. Një fitore simbolike në një prej

skuadrave më të mira të muajit të parë të Premier Ligës. "Djajve" u mjaftojnë goditjet standarde për të gjunjëzuar Uotfordin: Lukaku dhe Smolling përfitojnë nga pakujdesit­ë e mbrojtjes së Grasias në harkun e tri minutave në fundin e pjesës së parë. Deri në minutën e 65-të skuadra e Murinjos luan e qetë, moment kur Grej rihap ndeshjen. Por sforcoja finale e "Hornets", që kërkonin të ruanin hapin perfekt të Çelsit dhe Liverpulit nuk dha rezultat, edhe pse në 95' e detyruan De Gean të bëjë mrekullinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania