Panorama Sport (Albania)

Inter, alarm total para Totenhemit

Azamoah është anësori i vetëm në gatishmëri, mbrojtja me tre hipotezë reale

- Përgatiti: LEDIO NASE

Katër ndeshje: dy humbje, një bara zim dhe vetëm një fitore. Nga statistika­t nuk ka shpëtim: është starti më i dobët në kampionat prej 2011-ës. Një mënyrë e shëmtuar për t'iu afruar debutimit në Ligën e Kampioneve. Në krahun tjetër, as Totenhemi nuk mund të lëvdohet pas humbjes 1-2 (gjithashtu brenda fushe) nga Liverpuli (po të shtunën) dhe me 9 pikë në 5 ndeshjet e para të Premier Ligës.

PRAPAVIJË ME TRE? - Jo vetëm rezultati: disfata kundër Parmës ka pasuar vetëm lajme të këqija për Interin, që rrezikon të nisë aventurën në Europë me lojtarët e numëruar, veçanërish­t në mbrojtje. Duke nisur nga Sime Vrsaliko: mbrojtësi i djathtë, në fakt, pësoi një dëmtim muskulor në sfidën SpanjëKroa­ci (6-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve) që e detyroi të humbiste edhe përballjen ndaj verdhebluv­e. Por, Spaleti nuk do e ketë në gatishmëri as me londinezët. E me shumë mundësi as D'Ambrozion, megjithëse italiani ka ende një shans, pasi nuk është përcaktuar pesha e problemit. Ndërsa, Dalbert nuk u përfshi në listën "europiane" si pasojë e limitimeve të UEFA-s. I vetmi anësor, pra, mbetet Azamoah. Ndaj, trajneri zikaltër mund të jetë i detyruar të marrë masa drastike: një hipotezë është zhvendosja e Milan Shkrinjar në krahun e djathtë të prapavijës, ndërsa tjetra (më e mundshmja) është kalimi te mbrojtja me tre Miranda-De Vraj- Shkrinjar. Gjithçka do merret në konsiderat­ë sot, në pritje të një "sinjali" edhe nga vetë Spaleti, i cili së bashku me dy lojtarë do prezantohe­n në konferencë­n për shtyp prag të ndeshjes me Totenhemin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania