Panorama Sport (Albania)

TiranaTira­na prishprish mallkimin,mallkimin, Ze Maria:Maria: Ja pse e ulaula në stolstol KarabecinK­arabecin

lazhevski urtulli Grec a, tre mos ke tirë te bardhe bluve

- OLSI AVDIAJ

Makthi mbaroi Pas 484 ditësh, Tira na rikthehet të fitojë në Superiore ndaj Luftëtarit, në derbin e fundit të tabelës. Për ironi të fatit, bardheblut­ë edhe fitoren e fundit e kishin ndaj gjirokastr­itëve. Por ky tani është një fakt jo me shumë vlerë, sepse bardheblut­ë marrin tri pikë, largojnë krizën dhe presionin e madh që kishte kapluar në kampin bardheblu, si dhe shpëtojnë Ze Marian nga një shkarkim i mundshëm. Heronjtë janë po ata: Dejan Blazhevski, i cili çoi Tiranën në avantazh, Marvin Turtulli që ia doli të shënonte një gol të tjetër të madh në momentin e baraspeshë­s së Luftëtarit dhe që rezultoi shumë deciziv për fitoren, si dhe dyshja Ngo-Greca që trefishoi rezultatin.

Sa për Luftëtarin, skuadra gjirokastr­ite kontrolloi lojën, por çuditërish­t e pa veten të humbur. Mbrojtja, paqartësia në manovrën sulmuese dhe grinta e munguar bënë që gjirokastr­itët të shohin veten me zero pikë në renditje. Tirana me katër pikë udhëton më e qetë drejt Korçës për të fituar takimin e javës së pestë në Superiore. Kriza duket se është lënë pas, ndonëse ndaj Luftëtarit fitorja ishte detyrim për ekipin bardheblu.

PJESA E PARË - Ndeshja nis pas asnjë surprizë nga të dy trajnerët. Dhe ashtu siç pritej, takimi nis me gol. Një humbje e vëmendjes nga ana e mbrojtjes së Luftëtarit dhe Daja me Blazhevski­n nuk bëjnë gjë tjetër, veçse konkretizo­jnë një aksion të shpejtë, me maqedonasi­n që u vidhet mbrojtësve dhe shënon gol. 10 dhe Ze Maria merr frymë thellë. Bardheblut­ë bëjnë gabimin klasik, teksa tërhiqen pas golit dhe goditja e miqve nuk vonon. Është Ymeraj, i cili me anë të një roveshate kthen në baraspeshë lojën, ndonëse me një ndihmë të vogël të Dokës. Loja kontrolloh­et nga gjirokastr­itët, të cilët tregojnë superiorit­et në mesfushë. Por, në momentin më të mirë të Luftëtarit është Tirana që kalon në avantazh. Goditje këndi dhe topi shkon te Turtulli, i cili i lënë vetëm në shtyllën e dytë në rrëshqitje e sipër, çon sferën në rrjetë. 2-1 me Turtullin që shënon golin e dytë rresht, duke qenë sërish nga më të mirët në fushën e lojës. Loja bëhet më e bukur dhe skuadrat kanë disa raste për gol. Skuadrat në dhomat e

zhveshjes me rezultatin 2-1 për Tiranën.

PJESA E DYTË - Nis pa ndryshime, por me dëshirën e skuadrave për të ndryshuar shifrat e rezultatit. Në minutën e 56-të, Tirana merr një goditje të madhe, me Hoxhallari­n, i cili ndërhyn keq,

duke marrë kartonin e dytë të verdhë pas sinjalizim­it të anësorit, e duke lënë ekipin me 10 veta. Ze Maria struket në pankinë, por vendos të hedhë Berishën në mbrojtje e Imamin ta spostojë majtas. Loja kontrolloh­et nga Luftëtari, i cili zhbalancoh­et fare pas.

Dhe në minutën e 64-t për pak sa nuk e pëson nga një kundërsulm vdekjeprur­ës i Tiranës me Blazhevski­n, që vetëm me portierin godet dhe > vetëm jashtë. Rast i shpërdorua­r, por Luftëtari nuk mëson dot asgjë. Është Blazhevski në minutën e 70-

të që u ikën mbrojtësve dhe e detyron Janiçiçin të ndërhyjë keq. Edhe për mbrojtësin gjirokastr­it karton i dytë i verdhë dhe automatiki­sht i kuq. Ekipet janë në baraspeshë numerike, por loja zhvillohet te porta e Tiranës, me bardheblut­ë që mbrohen,

por nuk harrojnë kundërsulm­in. Dhe në minutën e 94-t është dyshja Ngo- Greca që kthen në gol një kundërsulm të Tiranës. Tirana në festë për fitoren e parë në Superiore, largon krizën, ndërsa Luftëtari i fundit është në "fund të ferrit".

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Festa e veçantë e bardhebluv­e pas golit të parë
Fotot: F. Hazizllari Festa e veçantë e bardhebluv­e pas golit të parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania