Panorama Sport (Albania)

Fitorja vjen pas 484 ditësh, zbulohet tersi i bardhebluv­e

Pikantet e ndeshjes, Hoxhallari­n e spiunon arbitri i katërt

-

-Ekipi i Tiranës më në fund ka arritur një fitore në Kategorinë Superiore. Për ironi të fatit, bardheblut­ë fitoren e fundit në Superiore e kishin kundër Luftëtarit më 20 maj 2017-të. Dhe me kthimin në Superiore, Tirana sërish fitoren e parë e mori ndaj Luftëtarit, por 484 ditë pas trepikëshi­t të fundit që kishte marrë ndaj gjirokastr­itëve. -Të pranishëm në stadium ishin të dy presidentë­t, Vangjel Tavo dhe Refik Halili. Në fund të ndeshjes, presidenti i Tiranës ka qëndruar gjatë në zyrën e tij dhe pasi ka takuar gjithë miqtë e tij është larguar i kënaqur nga stadiumi.

-Për herë të parë këtë sezon në një ndeshje kampionati në stolin e rezervave ishte i ulur sulmuesi i bardhebluv­e, Majkëll Ngo, i cili kthehej nga dëmtimi disamujor.

-Numër i ulët i tifozëve "Tirona Fanatics", të cilët, edhe pse kishin folur për pjesëmarrj­e masive, nuk kalonin 200 vetat. Si zakonisht, ata e kishin me drejtuesit e skuadrës. Nga ana tjetër, përkrahësi­t e mbështetën fuqishëm ekipin e zemrës, që më në fund arriti të fitonte.

-Eni Imami, Namdi Oduamadi, Sedat Berisha dhe Majkëll Ngo bënë debutimin në Kategorinë Superiore, pasi asnjë nga lojtarët nuk kishte luajtur ndonjëherë me Tiranën në këtë kategori.

-Ndryshe nga tre takimet e tjera, Tirana kishte ndërruar pankinën, pasi Ze Maria dhe stoli qëndronin nga krahu i majtë dhe jo i djathtë i stadiumit.

-Në stolin e Tiranës mungonte ndihmësi i Ze Marias, Marko Aurelio, i cili nuk ka licencën UEFA A për t'u ulur në pankinë. Ai qëndronte pas pankinës së Tiranës, duke ndihmuar Ze Marian. -Gjatë gjithë lojës, Ze Maria ka ulëritur ndaj lojtarëve të tij. Trajneri në shumë momente kritikonte lojtarët për pozicionet në fushën e blertë. Të njëjtën gjë bënte edhe Mlladen Kostiç i Luftëtarit.

-Pas marrjes së kartonit të kuq, Erjon Hoxhallari është kthyer në pankinë, por delegati i ndeshjes ka njoftuar gjyqtarin e katërt dhe ky i fundit ka larguar mbrojtësin nga stoli, duke e çuar në tribunë.

-Ekipi i Tiranës më në fund ka festuar me tifozët fitoren e parë në Kategorinë Superiore, pas një viti "burg" në Kategorinë e Parë.

 ??  ??
 ??  ?? Tirana ndryshoi pankinën para ndeshjes
Tirana ndryshoi pankinën para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania