Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: E kaluam ankthin

Në orçë do të shkojmë për të mundur Skënderbeu­n, nuk kënaqem me barazimin$

-

Hoze Marselo Fer reira ishte njeriu më i lumtur te Tirana. Fitorja e djeshme i shpëtoi vendin e punës. Pas sfidës me gjirokastr­itët, braziliani analizoi atë që ndodhi në fushën e lojës, duke treguar se ekipi i tij nuk mbahet më.

Fitorja ishte detyrim

Në fakt, jam shumë i lumtur, kjo fitore ishte shumë e rëndësishm­e për ne, për tifozët, për vazhdimësi­në. Ishte një triumf për grupin, për familjen bardheblu, ishte një fitore morali mbi të gjitha.

Ju pëlqeu si luajti skuadra?

Po, jam shumë i kënaqur, sidomos me forcën dhe shpirtin e garës në grup që djemtë treguan. Me pëlqeu ndeshja, sepse luajtëm një futboll të mirë. Patëm një moment jo të mirë emocional për disa minuta dhe humbëm diçka, pastaj pësuam golin e parë, por mbas këtij goli ne filluam të luajmë përsëri. Duhet të kuptojmë që kur jemi në avantazh, të vazhdojmë që të bëjmë atë që kemi bërë deri para se të shënonim. Gjithsesi, kjo ishte ajo që unë dua nga këta djem, kështu që jam i kënaqur nga paraqitja sot.

Keni premtuar që do shohim Tiranën e vërtetë, sigurisht sot nuk është parë Tirana e vërtetë, por Tirana e Ze Marias. Jeni i kënaqur me ndryshimet që bëtë? Sa ndryshoi loja e skuadrës?

Unë mendoj se lojtarët bënë mirë sot. Sigurisht, nuk jemi skuadra që unë dua, por jam i sigurt se shumë shpejt do të jemi ne 100 përqindësh­in tonë. Sot dhamë më të mirën në fushën e lojës, por kemi kohë dhe do të rritemi hapa pas hapi.

Firmosni për një barazim me Skënderbeu­n?

Jo, patjetër që nuk mund të firmosim për barazim, aq më tepër për humbje. Ne do të shkojmë

në Korçë për të marrë një rezultat pozitiv, të fitojmë ndeshjen. Respekt për Skënderbeu­n dhe cilësitë që ata kanë, por do të hyjmë në fushën e lojës vetëm për fitore.

Ju thatë që luajtët mirë, por shumicën e kohës, kontrollin e topit e pati Luftëtari. Është gjithmonë e mundur që Tirana të fitojë me kundërsulm­e

dhe goditje standarde?

Ne luajtëm shumë mirë, pavarësish­t se Luftëtari e kontrolloi më shumë minuta topin. Këtë jave shënuam tre gola, gjë që nuk e bëmë javën e kaluar kur u mposhtëm nga Kukësi, edhe pse kishim kontrollin e topit në pjesën më të madhe. Kështu që e rëndësishm­e është që sot fituam dhe morëm 3 pikë.

Kartoni i kuq?

Kartoni i dytë i Hoxhallari­t na dëmtoi, sepse është i rëndësishë­m për ne, sidomos në fazën mbrojtëse.

Përse Karabeci është jashtë formacioni­t?

Karabeci është një djalë serioz, një profesioni­st. Por si në të gjitha skuadrat është që dikush po luan më mirë se ai. Unë nuk kam preferenca në ekip, kush është më mirë, luan. Sot në fushë kishte lojtarë që dhanë më shumë se 100L. Do vijë momenti që Erando të luajë, por për momentin do të presë radhën e tij. Duhet të gjej një skuadër për t'i dhënë më shumë ritëm lojtarëve. Të gjithë ata që luajnë po bëjnë mirë. Do të vijë momenti që edhe të tjerët të luajnë, kështu do të jetë për të mirën e skuadrës dhe rritjen e grupit.

Majkëll Ngo?

Tani kemi një javë për të punuar pas ndeshjes me Kukësin, Majkëll po kthehet në kushtet më të mira, sot(dje) luajti pak sepse nuk kishim shumë nevojë për të. Të gjithë mund të luajnë. Ngo është një zgjidhje më shumë në sulm, ka prekur tri herë topin dhe dha asist. Ai është lojtar i rëndësishë­m për grupin, ka qenë vjet dhe do të jetë edhe këtë vit. Është si puna e kapitenit, Majkëll nuk mban ende 90 minuta në këmbë, do të mundohem t'i jap sa më shumë minuta. Do të përpiqem t'i vendos në fushë bashkë, Ngo përkrah Blazhevski­t dhe të tjerëve. Imamin e kisha parë në miqësore, ndaj kur them se pas ndeshjes së tretë do të shihnim një Tiranë më luftarake, me më shumë dëshirë, e kisha për këtë. Imamit i kisha folur dhe i kisha thënë që kisha besim tek ai, ai mund të luajë në role të ndryshme, është një lojtar që do të jetë shumë i rëndësishë­m për ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania