Panorama Sport (Albania)

Gega: S'vendosi penalltia e mohuar

"Nuk korrigjohe­n menjëherë gjërat, Ibrahimi zgjedhja më e mirë që kam në të djathtë"

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh i kënaqur me mënyrën sesi luajti ekipi i tij ndaj Laçit, edhe pse doli me 1 pikë nga kjo transfertë. Ai e pranoi për "SuperSport" se Partizanit iu mohua një penallti, por nuk e quan përcaktues për fatin e ndeshjes.

Terreni i vështirë, Laçi me përforcime, mund ta quajmë një pikë ndaj një kundërshta­ri të vështirë?

Përshtypja e parë ndaj fushës ishte zhgënjyese. Kjo ndikoi për të dyja palët. Ne stërvitemi me bar sintetik dhe të kalosh në fushë jo të përshtatsh­me ka ndikim. Është diçka që ndodh, pasi në Shqipëri jetojmë. Erdhëm për të fituar, loja pati ulje-ngritjet e veta, por i kënaqur se luajtëm me balancë. Ne patëm rastet tona, edhe Laçi gjithashtu.

Rasti i penalltisë për Partizanin…

Nuk jam emocional, por mendoj se kundërshta­ri e ka shtyrë lojtarin tonë. Arbitri në të qindtat e sekondës vendos, edhe ata kanë mendimin e tyre. Do guxim të madh të japësh penallti në Laç, apo ndeshje të tilla. Gjithsesi, nuk mendoj se e vendosi ai episod. Jam i kënaqur sesi luajti ekipi, sesi i zbatoi detyrat. Ka gabime edhe në sulm, edhe në mbrojtje, por të mundohemi t'i korrigjojm­ë për në ndeshjen e ardhshme.

Arbitrimi, a ka qenë i drejtë në këto javë ndaj jush?

Me një vendim të gabuar, pro apo kundër nesh, prishet bukuria e lojës. Nuk do të hyj në çështjen e arbitrave. Asnjëherë nuk do thosha që janë të qëllimta, pasi nuk duhet ta them unë këtë. Është përgjegjës­ia e tyre, pasi është UEFA që na pajis me licenca

ne trajnerëve dhe arbitrave. Gjithsesi, duhet guxim për të mos prishur bukurinë e ndeshjes, por nuk do futem ndonjëherë në këto situata. Nëse klubi ka ndonjë mendim, do të dalë me një vendim të qartë për mediat. Me aq sa pashë, mendoj se është

penallti. Nuk është një penallti që vendos ndeshjen, aq më shumë në fillimin e takimit, por natyrisht që do të na ndihmonte se do ta fillonim ndeshjen 1-0.

Bëni ndryshimet e shpeshta në krahët e sulmit, ku vazhdoni t'i jepni besim

Bardhit që nuk ka dhënë gjë në këto katër vite?

Ne luajmë me 4-1-4-1, por dalim në sulm me tre, sepse Bardhi e Asani pjesën e sipërme e bëjnë mirë. Bardhi ka kaq vite te Partizani, por edhe pas kaq shumë vitesh është 21-vjeçar. Të gjithë stërviten mirë, ne duhet të koordinohe­mi në mesfushë. Jam i kënaqur nga Bardhi, ka marrë pjesë në çdo ndeshje, ka qenë pjesë e 90 minutave në Kupë. Ka nevojë të përmirësoh­et si çdokush.

Diçka për mangësitë në sulm dhe në të djathtë të mbrojtjes...

Nuk korrigjohe­n menjëherë gjërat. Por sot (dje)jam i kënaqur me luftën e grintën. Hebaj u angazhua më tepër, pati më shumë mbështetje dhe shanse. Duhet të kemi besim te këta djem të rinj. Duhet pak durim se po punojnë mirë. Unë e kam këtë durim, ndaj po i fus në lojë. Mendoj se në pjesën e parë, përveç dy momenteve që ishte me vonesë, pjesën tjetër Ibrahimi e bëri mirë. Në gjëra të veçantë ka eksperienc­ë, është agresiv, ka pasin e mirë, edhe ai gabon si çdokush. Sot për sot, ai është zgjedhja më e mirë që kam.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania