Panorama Sport (Albania)

"Laçi ishte më pranë fitores, përforcime­t jashtë formës"

-

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, në intervistë­n që dha pas ndeshjes për "Gol pas Goli" pohoi se priste më shumë nga sfida me "demat", por e ngroh loja e skuadrës së tij. Ai sqaroi se cila është gjendja e lojtarëve të tij, ku të ardhurit nuk janë në kondicioni­n e duhur, si dhe tregoi pse Xhixha luan në të majtë të sulmit.

Sa ju kënaq barazimi me Partizanin?

Si rrodhën ngjarjet ishim më afër fitores. E kishim përgatitur me kujdes ndeshjen. Ishim 90 minuta në kërkim të fitores. Terreni na i vështirëso­n manovrën. Jam i kënaqur jo për rezultatin, por mënyrën si e interpretu­am ndeshjen. Rastet i krijuam. Më vjen mirë që skuadra sulmoi, pavarësish­t emrit të Partizanit. Jemi në rrugë të mirë, do të mundohemi të vazhdojmë me këtë ritëm. Në çfarë situate ndodhen afrimet e reja?

Të dy lojtarët, Najdenov dhe Altiparmak­ovski, janë prurje të reja. Isha skeptik para ndeshjes. Ishte ndeshja e para e tyre. Kanë cilësi të mira. Gjendja fizike nuk është optimalja, por presim të rritemi akoma më shumë. Sulmuesin e mbajta me zor në lojë, edhe Sukaj nuk është në gjendje optimale. Jam i kënaqur nga të dy lojtarët.

Pozicioni i ri Xhixhës, i cili ka treguar se është më efektiv kur është pranë portës, si dhe një koment për Mersinajn...

Për sa i përket Xhixhës, ishte një zgjidhje emergjentë. Diti të përshtatet mirë në të 3 pozicionet e sulmit. Kishim e Galiç, po ai na u dëmtua dhe do të mungojë gjatë. Xhixha rrezikshmë­rinë më të madhe e ka nga e majta, sepse futet nga brenda. I krijoi mundësitë e veta, ndihmoi skuadrën në veprimet mbrojtëse. Mund të them fjalë të mira edhe për Mersinajn. Ka bërë paraqitje të mira, por janë djem të rinj, duhet t'i kursejmë fjalët e mira.

A ka diçka që nuk shkon në manovrën sulmuese?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Me të 9 skuadrat që do ndeshemi do të jene përballje të rivalizuar­a. Ne kemi shënuar në çdo ndeshje. Dhe sot (dje) i kemi krijuar mundësitë. E meritonim të shënonim. Duhet edhe pak fat. Gjithsesi, gjendja fizike e lojtarëve të sulmit nuk është optimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania