Panorama Sport (Albania)

“Hileja” e Dajës: Skënderbeu është favorit

"S'ka vend për justifikim­e, me tifozët në krahë i mundim"

- ERMAL SIKA

Ilir Daja tregohet "di nak" në prag të Fla murtari- Skënderbeu. Edhe pse luan në shtëpi dhe mbi të gjitha kur kundërshta­ri ka ndryshuar ndjeshëm nga vjet, ai ia lë presionin ish-ekipit. E kërkon fitoren me çdo kusht, por hapur e thotë që korçarët janë favoritë, duke qenë se vijnë me "kurorën" e kampionëve. Gjatë konferencë­s së dhënë dje për mediat, numri një i vlonjatëve u bën apel edhe tifozëve. Ai mendon se me lojtarin e 12-të në krahë, kuqezinjtë do të sigurojnë fitoren e tretë sezonale dhe rrjedhimis­ht blindimin e kreut të renditjes. "Ne kemi bërë dy transferta, ndërsa Skënderbeu ka pasur dy ndeshje brenda në shtëpinë e vet. Ata vijnë si favoritë në Vlorë, pasi janë ekipi kampion. Kanë një grup të konsolidua­r tashmë në manovër, edhe pse kanë bërë disa ndryshime nga vjet. Por sërish duhet thënë që të rinjtë kanë qenë pjesë e Skënderbeu­t edhe sezonin e kaluar, këtu mund të bëjë përjashtim ndoshta vetëm Bregu. Një lojtar anësor tjetër cilësor, që mund të integrohet fare më mirë dhe më shpejt në manovrën sulmuese sesa një mesfushor tjetër. Megjithatë, nuk ka vend për justifikim­e. Duhet të futemi në ndeshje për ta vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin për elementët që kanë, por duke mos harruar veten. Në fund të fundit kemi një plus, pasi nesër (sot) kemi mbështetje­n edhe të tifozëve tanë. Jemi një ekip ri taktikisht, por dëshira për ta fituar ndeshjen duhet të jetë në nivelet maksimale. Vetëm kam një porosi, nuk duhet të humbasim logjikën e kohës", tha fillimisht Daja.

SITUATA

Pavarësish­t mungesave, tekniku i kuqezinjve evidenton se Flamurtari ka lojtarë profesioni­stë dhe me mentalitet fituesi. "Nëse do të përballesh­im më vonë, mund të kishim më shumë lojtarë në dispozicio­n. Do të na mungojë Alla sepse është i dëmtuar, ndërsa Alvesh do ende kohë që të përshtatet me grupin. Megjithatë, kemi lojtarë me eksperienc­ë dhe mentalitet fituesi. Nëse luajmë si grup dhe me mbështetje­n e tifozëve, besoj se do të shkojë mirë", tha trajneri. SKËNDERBEU

Ilir Daja ndalet edhe te Skënderbeu. Njohja sipas tij është reciproke, ndaj evidenton se askush nuk favorizohe­t dhe as penalziohe­t. "Do të jetë një njohje e përbashkët, ashtu sikundër lojtarët njohin një

pjesë timen si trajner, ashtu njoh edhe unë karakteris­tikat individual­e të lojtarëve, pasi deri pak muaj më parë kanë qenë në drejtimin tim. E di që është një ndeshje e vështirë, pasi po t'i referohemi kampionati­t të kaluar, ata kanë një mendësi pozitive, për shkak të përballjes direkte me ne. Por që ne kemi motivin për t'i ndryshuar gjërat dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Grupi posedon lojtarë me eksperienc­ë dhe dëshira për të vazhduar në këto javët e para është e madhe për të marrë nesër (sot) një fitore të mundshme", përfundon Daja.

 ??  ?? Flamurtari-Skënderbeu, çast nga një ndeshje e sezonit të kaluar
Flamurtari-Skënderbeu, çast nga një ndeshje e sezonit të kaluar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania