Panorama Sport (Albania)

Leli viziton ekipin, Idrizi: Na përkrah ndryshe nga “zevzeku”... Gjika

Kryebashki­aku: Flamurtari më ka lehtësuar, 3 vite pa shpenzime

-

Dritan Leli viziton ekipin në prag të supersfidë­s Flamurtari-Skënderbeu. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, i shoqëruar nga Sinan Idrizi, ka ndjekur seancën e djeshme stërvitore. Nuk munguan as batutat nga administra­tori, i cili "thumboi" edhe ish-kryebashki­akun Shpëtim Gjika. "Kemi një problem të thjeshtë fare, e kam gjithmonë me kryetarin. Ka ardhur në dy ndeshje të ndryshme. Në një kemi fituar, në një tjetër kemi humbur. Kur fituam ne nuk tha askush që është shans Tan Leli, kur humbëm thanë të gjithë që erdhi Tan Leli, ndaj humbëm. Tani është 'keq me burrë, keq pa burrë'. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë. Por ka një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i 'Facebook'-ut që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtari­t, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacio­n të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërrua­r. Nuk do të thotë të vish çdo ditë dhe të bësh pjesën e shout gjasme pas ekipit, se je një tifoz i çmendur emocionali­sht, por është një kryetar racional në drejtim të sportit dhe i ndjeshëm në çdo hap për çdo gjë që ndodh në qytet. Dritan Leli do të vijë dhe ne do të superfitoj­më, jo fitojmë", tha Idrizi.

LELI - Kryebashki­aku i Vlorës, Dritan Leli, i ka uruar suksese Flamurtari­t dhe ka shprehur mbështetje­n e tij. "Uroj vërtet dhe me zemër që Flamurtari t'ia dalë ndaj Skënderbeu­t, pasi fitorja në fund fare i kthen qytetit gëzim, por edhe njerëzve që japin çdo ditë maksimumin për ta bërë ekipin, ashtu si Vlora e meriton ta ketë. Ngelem pa fund mirënjohës që Bashkia e Vlorës, në tri vitet që unë jam kryetar bashkie, nuk ka më rëndesë financiare për të përballuar problemet e ekipit. Përkundraz­i, jemi vlerësues maksimal për mbështetje­n e presidenti­t të klubit, për çdo gjë që është bërë për Flamurtari­n, pasi nëse do të mbahej me fondet e bashkisë, do të kishim rezultate minimale, ndërkohë që sot harxhohen miliona euro në vit për të mbajtur ekipin e Flamurtari­t. Erdha këtu me kënaqësi për të parë një seancë stërvitore dhe për t'i uruar ekipit fitoren për ndeshjen me Skënderbeu­n. Ky sezon i ri futbollist­ik ka filluar me një ogur të mirë për ekipin e futbollit me rezultate pozitive. Do të uroj që ky vit të jetë i mbarë, pasi me Idrizin biseduam edhe për projektin 'Vlora Sport'. Po punojmë të gjithë së bashku me të gjithë njerëzit që e mbështesin Idrizin dhe stafi i bashkisë është në rakordim të plotë për të gjitha projektet. Mendoj se kur ka bashkëpuni­m dhe dëshira është e mirë, ka gjëra të mira. Kemi bërë maksimumin për të bërë një organizim të të gjithë territorit ku do të zhvillohet ky projekt", përfundoi numri një i Bashkisë Vlorë. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania