Panorama Sport (Albania)

Lika: Goli i shpejtë na favorizoi, po rritemi në lojë

-

Hasan Lika u kënaqet pikëve. Trajneri i Vllaznisë vlerëson kundërshta­rin, por në fund të fundit mjaftohet me fitoren. Gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", ai nuk shmangu as ndonjë kritikë për të tijtë dhe kryesisht për pjesën e parë të lojës. "E filluam mirë ndeshjen, pasi shënuam që në minutën e parë. Pas avantazhit, menduam për të ruajtur këtë rezultat. Nga ana tjetër, Burreli zhvilloi një ndeshje të mirë, jo vetëm në pjesën e parë, pasi deri në fund na vuri shpeshherë në vështirësi. Pjesa e dytë pati një ndryshim në lojën tonë e aq më tepër që filluam të punojmë më mirë me topin, kështu që në disa raste duhej të kishim shënuar golin e dytë sepse u rrezikuam pastaj edhe për ta barazuar ndeshjen, sidomos momenti i shtyllës së kundërshta­rit, por edhe një rast tjetër. Gjithsesi, në harkun kohor të 90 minutave ishte një fitore e merituar", tha fillimisht numri një i pankinës shkodrane. Lika theksonte se skuadra po rritet, megjithatë pas kompletimi­t të grupit mendon se Vllaznia do të jetë edhe më mirë. "Mendoj që kemi një rritje. Sigurisht sot (dje) kemi vuajtur sepse kishim disa mungesa e lojtarë në gjendje jo të mirë si Krymi, Malota apo një qendërmbro­jtës tjetër, të cilat ndikuan në ecurinë e lojës. Gjithsesi mendoj që u treguam gjatë gjithë kohës agresivë. U bë një luftë sportive nga të dyja skuadrat, pavarësish­t që në ndonjë moment pati gjaknxehtë­si. U zhvillua një ndeshje e fortë dhe e bukur nga të dy ekipet. Pjesën e dytë luajtëm më mirë, skuadra kishte shumë marrëdhëni­e të mira me topin, krijuam disa mundësi dhe arritëm pastaj që me vështirësi të shënonim golin e sigurisë", përfundoi trajneri i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania