Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 - Administri­m normal në pjesën e parë, ndërsa në të dytën bën disa pritje të rëndësishm­e. Te goli nuk ka faj. KANSELO 7 - Më aktivi nga të gjithë, pavarësish­t një pjese të parë shumë jo shumë ekzaltuese nga e gjithë skuadra. Ndonjëherë i pëlqen më shumë seç duhet mënyra e lojës së tij, por pavarësish­t kësaj, Kanselo ishte protagonis­t i dhjetëra zbritjeve në sulm, topave dhe dyluftimev­e të fituara. Pa dyshim më pozitivi nëse Ronaldo nuk do bënte dopietë. BENATIA 6.5 - I thirrur për të zëvendësua­r Kielinin, marokeni luan një ndeshje të kujdesshme ndaj Boatengut, të cilin për ta ndalur në pjesën e parë përdori disa herë edhe forcën.

BONUÇI 5.5 - Sërish një gabim që nuk tolerohet. Ashtu siç ndodhi në Verona, në golin e Stepinskit, një përgjumje momentale, bën që Sasulo të ngushtojë diferencën. Alegri duhet të marrë shënime, sepse Babakar është rivali i radhës që i shpëton markimit të juventinit. SANDRO 6 - Ndeshje normale, pak shtytje, pak punë në detyrat mbrojtëse. Në të 80-ën i lë vendin Kuadrados (pa notë). KHEDIRA 6 - I ftuar që të bëjë detyrën e Pjaniçit, Khedira e nis ndeshjen me ritme të larta, por me kalimin e minutave ai bie në nivele thuajse minimale. Fakti që Sasuolo nuk bën presing tek ai i lejon një paraqitje të qetë.

XHAN 6.5 - Starti ishte për t'u harruar, me tre faulle të njëpasnjës­hëm, por në pjesën e dytë tregon jo vetëm formë, por edhe aftësi të shkëlqyera teknike kur i jepet hapësirë në mesfushë, si në rastin e asistit për golin e dytë të Ronaldos. Në të 71-ën e zëvendëson Bentankur (nota 5.5), i cili tërbon menjëherëA­legrin me disa finte dhe topa të humbur, apo edhe vertikaliz­ime të kota. MATUIDI 6.5 - I domosdoshë­m edhe kur nuk shkëlqen. Shumë zbritje në zonë, shumë duele të fituara. Paraqitja normale pozitive.

DIBALA 5 - Në anësore, në qendër apo edhe në pozicionin e fantazisti­t nuk ofroi thuajse asgjë. Shkurt, nuk bindi as me Sasuolon.

MANXUKIÇ 5.5 - Ndoshta skema e Alegrit që të tre sulmuesit e tij duhet të ndërrojnë shpesh pozicione e nxjerrë disi jashtë logjikës së tij, por si gjithmonë sakrifikoh­et dhe meriton duartrokit­jet. Në të 61-ën e zëvendëson Kosta (nota 3), i cili tërbohet në një mënyrë të pakuptuesh­me dhe më shumë sesa veten, dënon rëndë veten e tij.

RONALDO 7.5 - Vuajti sërish në pjesën e parë. Pasi provon të bëjë gol në çdo mënyrë të mundshme, shpesh përfundon duke rrëshqitur, apo duke u rrëzuar, apo duke ardhur me vonesë krosimet në zonë. Por në pjesën e dytë, më në fund e rigjen veten me golat e shënuar, të cilët largojnë atë barrë të rëndë që ai mbante mbi shpatulla prej tri ndeshjesh. Tashmë, Ronaldo ka nisur të shkruajë kapitullin e tij të ri te Juventusi, ndonëse mund të bëjë shumë më shumë sesa ndaj Sasuolos.

Trajner ALEGRI 6 - Nuk mund të lejojë që me aq shumë talent, skuadra e tij të jetë e përgjumur si në pjesën e parë. Gjithsesi, ai po paguan edhe "përgjumjet" e lojtarë si Dibala, por fundja, Juvja e tij është pak a shumë kështu, ndonëse mbetet cinike dhe efikase.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania