Panorama Sport (Albania)

"Kosta meriton të paguajë, Ronaldo i uritur, por nuk dua të shoh më finte"

-

Dopietë e Kristiano Ronaldos, sërish tri pikë të plota, por Masimilian­o Alegri as që ka ndërmend të shpërqendr­ohet dhe të bëhet më kot euforik. Përkundraz­i, trajneri i Juventusit ngre zërin ndaj disa episodeve që nuk i pëlqyen aspak gjatë ndeshjes me Sasuolon dhe "kërcënon" hapur lojtarët e tij. "Nuk arrij ende ta kuptoj se çfarë ndodhi, por ju siguroj që nuk dua të shoh më të tilla gjëra. Ndoshta në fillim kishte një faull ndaj Kostës, por pështyma e tij është e papranuesh­me dhe meriton të paguajë, ndonëse me atë karton të kuq ka dënuar në vazhdimësi të gjitha skuadrën. Ai është një lojtar i qetë, por nuk e di se çfarë i kaloi në kokë. Do të ketë edhe një dënim nga klubi për lojtarin, pasi ne jemi Juventusi dhe të tilla gjëra duam t'i evitojmë. Në çdo stërvitje theksoj se nuk duhet të biem në provokime. Kundër Sasuolos ishte një ndeshje në dishezë për ne, mund të shënonim edhe golin e tretë, por ndërkohë që të gjithë donim të driblonim këdo që na dilte përpara dhe të tilla gjëra as që dua t'i shoh më. Sepse pikërisht për këto arsye, rivalët mund të bëjnë ndonjë ndërhyrje të rrezikshme dhe pastaj përfundojm­ë në episodin e Kostës, - vazhdoi Alegri, që më pas ndalet te zhbllokimi i Ronaldos. - Kristiano në ankth? Nuk duhej ta kishte fare, sepse në tri ndeshjet e para ka bërë shumë mirë, luajti për skuadrën, ndërtoi shumë raste për gol dhe kjo është e rëndësishm­e. Goli i parë ishte i lehtë, por i dyti ishte i mrekullues­hëm. Ishte i uritur dhe mund të shënonte edhe më shumë, por tani mund të përqendroh­emi te Valencia në Champions".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania