Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Kisha ankth, tani dua Champions-in

"Pritshmëri të mëdha për mua, por e para vjen skuadra"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për Kristiano Ronal don duhej të priteshin katër ndeshje që populli juventin të festonte së bashku me të. Edhe pse trajneri Alegri bënte thirrje që lojtari të qetësohej, portugezi me Juventusin po bën të njëjtën rrugë rastësisht "të frikshme" si në sezonin e kaluar me Realin e Madridit. Edhe vjet, pasi vuajti katër ndeshjet e para të kampionati­t për arsye pezullimi, 33vjeçari u zhbllokua në daljen e tij të katërt zyrtare, ashtu sikurse me Juventusin. Nëse vjet iu deshën 355 minuta për të festuar, sivjet iu nevojitën 11 më pak (344), por si për ironi të fatit, goli i parë si vjet ashtu edhe dje do të vinte pas 28 goditjesh që iberikasi kishte tentuar në kuadratin e portës rivale. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, të dy golat e djeshëm kundër Sasuolos erdhën në të njëjtën portë, në të cilën Ronaldo dënoi vjet Juventusin me skualifiki­m nga Liga e Kampioneve ( edhe në mbrëmjen e 3 prillit realizonte dopietë), ku pas ekzekutimi­t të roveshatës spektakola­re, si përgjigje nga tifozët bardhezinj mori duartrokit­je dhe një "standing-ovation", të cilat e emocionuan jo pak.

FLET RONALDO - Pas ndeshjes, ishte e pashmangsh­me që portugezi t'u shpëtonte mikrofonav­e të medias, edhe pse u ndal shumë shkurt për rrjetin "Sky Sport", ku tregoi emocionet e tij të para dhe pranoi se edhe ky "jashtëtokë­sor" ka ndjesi njerëzore brenda vetes. "Më në fund golat e parë me Juventusin. Jam i lumtur, realisht shumë, sepse Sasuolo lu-

ajti shumë mirë, por ne ishim edhe një herë tjetër shumë intensivë dhe krijuam shumë. Në këtë ndeshje kisha mjaft dëshirë për të shënuar, sepse ishte dalja ime e katërt me Juven, por tani mendoj se jam më i qetë, më i lehtësuar. Ankth nga mungesa e golit? Më duhet ta pranoj që kisha, sepse kishte një pritshmëri të madhe kundrejt meje, pas largimit nga Reali i Madridit. Por jeta kështu është, edhe pse unë po punoj mjaft

mirë dhe shokët më ndihmojnë që të ambientohe­m me vështirësi­të e këtij kampionati. Ky është futbolli, ndonëse unë, pavarësish­t dëshirës për të shënuar, vë gjithmonë interesin e skuadrës përpara. Në Champions, ndihem në shtëpi? Po, është emocioni që më pëlqen më shumë. Shpresojmë që të kemi edhe pak fat me vete për ta fituar atë, pasi që në start do na duhet të përballemi me një grup shumë të vështirë", tha Ronaldo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania