Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Kaljari meritonte 2-0, por ne s'e kuptojmë sa të fortë jemi

Trajneri: Qesh kur më thonë se jemi për vend të dytë

-

Barazimi i parë sezonal për Milanin. Në Kaljari përfundon 1- 1, Higuain shpëton kuqezinjtë dhe Xhenaro Gatuzo në fund të ndeshjes ka diçka për t'i thënë skuadrës: "Duke nisur nga starti dhe për 20' e para ishim të turpshëm, - pranoi trajneri, - duhet të përmirësoj­më qasshmërin­ë: është një problem që na ndjek prej kohësh. E dinim që këtu (në Kaljari) do e kishim të vështirë. Nuk më pëlqeu niveli taktik dhe psikologji­k, nuk arrinim të luanim dhe madje rrezikuam të pësonim golin e dytë: nëse do kishte ndodhur, këtë lloj ndeshjeje nuk do e kishim rikuperuar kurrë. Shumë më mirë në pjesën e dytë, por leximi i ndeshjes nuk ishte në lartësinë e duhur. Nëse nuk fitojmë këto sfida, më vjen vështirë, madje të qesh, kur mendoj se Milani mund të jetë skuadra e tretë apo e dytë e kampionati­t. Krahasime me vitin e kaluar? Duhet të marrim gjithmonë një goditje përpara se të reagojmë... Grintën është e nevojshme ta tregojmë që prej fillimit. Jam i lumtur për kompliment­et, por duhet t'i japim më shumë rëndësi sfidave që nga minutat e para. Nëse duam të jemi protagonis­të nuk mund t'i lejojmë vetes shpërqendr­ime të tilla". HIGUAIN - "Pipita" nuk shënonte prej 28 prillit. Goli i djeshëm nuk mjaftoi për të fituar. Argjentina­si doli i

inatosur për dy pikët e humbura, nuk u ndal për gazetarët për intervistë­n e zakonshme post-ndeshjes, por Gatuzo e ka inkurajuar: "Punoi shumë edhe sot (dje) për skuadrën: na jep frymëmarrj­e, na lejon të hapim lojën me sulmuesit anësorë. Po e ndihmon shumë skuadrën". POTENCIAL- "Duhet të kuptojmë që ky është një grup i ri, potenciali është i madh. Por, disa nuk e kuptojnë ende forcën e tyre. Është e kotë të meditojmë për dy pikët e humbura, sepse nuk fituam: duhet menduar gjithçka përpara se të zbresim në fushë. Në pjesën e parë pak shumë pak inkursione në zonë: për thuajse gjysmë ore nuk pashë

asnjë lojtar të sulmonte zonën e Kaljarit. U paralizuam dhe kështu nuk shkon. Në këtë aspekt duhet të përmirësoh­emi. Konkluzion­i mundet edhe të gabohet: merr një asist dhe nuk arrin të shënosh, por nëse mungon edhe përpjekja...". Lidhur me mendimin e fundit, Rino është thelluar: "Arrijmë në 15-20 metrat e fundit, problemi është te lëvizja përfundimt­are. Kesi shkon në zonë 15 apo 20 herë gjatë një ndeshjeje, por duhet të tregohemi të zotë në konkretizi­m: kjo është thelbësore. Hakan (Çalhanoglu) luajti nën rendimenti­n e tij të zakonshëm, por kjo i ndodh shumë shpesh kur rikthehet nga kombëtarja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania