Panorama Sport (Albania)

Takimi i radhës me drejtuesit, Spaleti në “fije të perit”

-

Ka diçka që shqetëson më shumë Luçiano Spaletin se syri i dëmtuar nga dega e pemës: Interi. Prapa tonit të zërit që përcillte gjithë dëshpërimi­n e trajnerit, qëndron një trajner që ka "mbuluar" skuadrën, duke u ngjitur vetë në karrigen e të akuzuarve. Ndershmëri dhe vetëdije për mosarritje­n e objektivit të deklaruar një muaj më parë: rikthimin e mentalitet­it fitues te zikaltrit. Sikur të kishin harruar principet falë të cilave arritën sezonin e kaluar kualifikim­in në Ligën e Kampioneve. Për më shumë, është sikur t'u ketë shtuar pikëpyetje edhe sigurive të fituara rrugës. BALLAFAQIM - Katër pikë, po aq ndeshje dhe mosshfrytë­zimi i kalendarit, mjaftojnë për të shtruar disa pyetje. Në raste të tilla, këto i drejtohen "komandanti­t", për më tepër nëse vetëm një muaj më parë rinovoi (ai dhe stafi prej pesë bashkëpunë­torësh) kontratën deri në 2021-shin, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh. Është ajo çka ka diskutuar pas ndeshjes drejtori sportiv, Piero Auzilio, që në dhomat e zhveshjes analizuan momentin negativ të trajnerit. Në afërsi, edhe pse jo i pranishëm në mbledhje, ndodhej edhe Stiven Zhang, normalisht i zhgënjyer nga rezultati. Për t'u nënvizuar: nuk është shtuar asnjë stërvitje "dënimi" (Interi zbriti në fushë dje paradite sipas programit), e nuk është vendosur asnjë grumbullim i parakohshë­m (mbledhja është parashikua­r sot në mbrëmje në "Appiano"). Megjithatë nevojitet një kthesë e menjëhersh­me, edhe pse nesër në Milano zbarkon Totenhemi dhe sfida ka një vlerë të madhe nga pikëpamja emocionale, por mbi të gjitha praktike, në optikën e kualifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania