Panorama Sport (Albania)

Shkëmbim Dibala-Pogba

Operacioni shkon 150 mln paund. Veç "La Yoya", edhe 50 milionë Junajtidit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Juventusi është gati që t'i ofrojë Paulo Dibalën Mançester Junajtid për të realizuar ëndrrën e rikthimit të Pol Pogbasë në Torino. Dhe për këtë është gati të sakrifikoj­ë jo pak por 150 milionë paund në total. Kartoni i sulmuesit argjentina­s vlerësohet rreth 100 milionë paund, por "La Yoya" nuk ka arritur që të jetë një titullar i padiskutue­shëm te kampionët e Italisë që kur u transferua Kristiano Ronaldo nga Reali i Madridit këtë verë. Dhe sipas "Sunday Mirror", Dibala mund të përdoret si karremi për të joshur Junajtid dhe kampionin e botës që të rikthehet në Itali. Madje, tabloidi britanik thotë se një operacion i tillë, pavarësish­t

përmasave gjigante, mund të mbyllet edhe në merkaton e janarit. "Zonja e Vjetër" është në luftë me Barcelonën për ta kthyer mesfushori­n 25-vjeçar në shtëpi vetëm dy vite, pasi ai u rikthye në "Old Trafford" për shifrën rekord të 89 milionë paundëve. Por, marrëdhëni­et e tij me Zhoze Murinjon janë acaruar gjatë verës, duke rikthyer interesin e gjigantëve të Europës për një transferim të mundshëm të klientit të Mino Raiolës. Ky i fundit ka premtuar se destinacio­ni i radhës së Pogbasë do të jetë Spanja, por Juventusi e bën interesant­e lojën, pasi në tavolinën e "djajve" nuk bëhet fjalë për një shkëmbim të thatë kokë më kokë, por edhe një shifër prej 50 milionë paundësh ekstra, e cila mund t'i bindë anglezët që të lëshojnë yllin e tyre dhe të sigurojnë shërbimet e një talenti 24- vjeçar, i cili nuk ofron vetëm fantazi në skuadrën plot muskuj të Mout, por është edhe një golashënue­s i sprovuar. Dibala shënoi 26 gola për Juventusin sezonin e shkuar, por këtë sezon ka startuar vetëm në dy ndeshje në Serinë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania