Panorama Sport (Albania)

Hamilton prek titullin në Singapor

Maks Vershtapen i dyti, Sebastian Fetel e mbyll treti dhe i largohet më shumë kreut

- ARTIN LLESHAJ

Ljuis Hamilton trium fon në Çmimin e Madh të Singaporit dhe arrin ta thellojë në +40 pikë diferencën në renditje me vendin e dytë që mbahet nga Sebastian Fetel. Kështu, britaniku i Mercedes e menaxhon në mënyrë perfekte "pole position" e arritur të shtunën dhe merr një sukses në një garë pa shumë emocione. Në garën e zhvilluar me drita mungoi spektakli, por gjithsesi Hamilton arrin të marrë më të mirën dhe hedh një hap të rëndësishë­m drejt titullit kampion tashmë që kanë mbetur edhe gjashtë gara për t'u zhvilluar. Duhet thënë se gjashtë pilotët e parë e mbyllën garën Çmimin e Madh të Singaporit, ashtu sikurse e nisën me Hamilton në krye, me Vershtapen dhe Fetel në podium, ndërsa Botas (Mercedes) u rendit i katërti, Raikkonen (Ferrari) i pesti dhe Riçardo (Red Bull) i gjashti. Një vend në dhjetëshen e parë arritën të merrnin edhe Alonso (MekLaren), Sainz (Renault), Lëklerk (Sauber) dhe Hulkenberg (Renault). Gjithçka në këtë garë shkoi qetësisht ku nuk patëm ndryshime dhe nuk ndodhën befasi në start, në ndërrimin e gomave apo me futjen në pistë të makinës së sigurisë, duke bërë që të gjitha xhirot të mbyllen qetësisht. Çmimi i Madh i Singaporit startoi menjëherë me një aksident, ku vetëm pas disa kthesave Okon përplaset me muret mbrojtëse, duke bërë që në pistë të futet makina e sigurisë. Kujtojmë që futja e makinës së sigurisë në këtë pistë ka ndodhur në të gjitha garat e zhvilluara edhe në të shkuarën. Fetel arrin të parakalojë Vershtapen dhe pozicionoh­et pas Hamilton, i cili nuk e ka aspak të vështirë ta ruajë kreun gjatë xhirove të para. Pas 15 xhirosh pilotët nisin të kryejnë edhe ndalesat e para, ku Fetel hyn i pari në bokse e pas tij futen Hamilton e Vershtapen, por ai që përfiton është piloti holandez i Red Bull, i cili del nga bokset dhe lë pas gjermanin e Ferrarit, duke rimarrë pozicionin që kishte humbur në start. Gjatë gjysmës së dytë të garës, gjashtë pilotët e parë kanë të njëjtat pozicione që kishin gjatë startit dhe duket e pamundur që kjo renditje të ndryshojë, pasi dihet që pista e Singaporit është shumë e ngushtë dhe parakalime­t janë tepër të vështira. Gara vazhdon në një monotoni me pilotët që kanë një diferencë prej 3- 4 sekondash ndërmjet njëri-tjetrit. Kështu, Hamilton arrin të marrë një sukses shumë të rëndësishë­m, duke iu afruar akoma më shumë titullit kampion. "Formula 1" do të rikthehet në datën 30 shtator me Çmimin e Madh të Rusisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania