Panorama Sport (Albania)

Dopietë e Ronaldos: Kam fiksim Champions-in

Shënon të parin me portën bosh dhe të dytin me të majtën, por Kosta i prish festën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në orën 16: 10, "Al lianz Stadium" mund të shpërthejë, më saktë ishte një "uuuuhhh", një britmë mes gëzimit dhe lehtësimit, pasi më në fund Kristiano Ronaldo është zhbllokuar, gjen golin e parë dhe më pas edhe të dytin, duke gjunjëzuar Sasuolon me rezultatin 2-1. Juventusi fiton me dy gola të portugezit, i cili mund të kishte realizuar edhe më shumë, duke qenë se menjëherë pas dopietës gabon edhe dy raste me portën thuajse të boshatisur, por gjithsesi mund të mjaftojë edhe kaq për të tërhequr për herë të parë me golat e tij "Zonjën e Vjetër", e cila e gjen veten të vetme, në krye të renditjes, e vetmja me pikë të plota (12), pas 4 javëve të para. Dhe në Torino një pasdite më të bukur se kaq nuk mund të kishte, ndonëse në fund ishte një tërbim i Duglas Kostës ai që njollosi festën e Ronaldos, me braziliani­n që "çmendet" brenda 3 minutave dhe pas një bërryli, një goditje me kokë dhe një pështyme ndaj Di Françeskos meriton kartonin e kuq.

GOLAT - Më në fund, "Allianz Stadium" pa "statujën" me krahët dhe këmbët e hapura të Kristiano Ronaldos, ndonëse golin e parë nuk mund ta shënonte në mënyrën më të thjeshtë, aq sa edhe Xheorxhina dhe Kristianin­jo, prezentë në tribunë, mund ta shtynin në rrjetë sferën. Në minutën e pestë të pjesës së dytë, pas një goditjeje këndi, Bonuçi me një devijim "alla Ibra" devijon sferën drejt portës, mbrojtësi Ferrari është i pafat, teksa kërkon me kokë ta nxjerrë në goditje këndi topin, që pasi karamboloh­et në shtyllë kthehet në një asist me portën e boshatisur për portugezin, i cili mund të shfryjë të gjithë ankthin e mungesës së golit prej 344 minutash dhe festa mund të fillojë. Ndërsa 2-0 është më spektakël. Sasuolo zhbalancoh­et drejt sulmit dhe Juventus godet me kundërsulm. Duglas Kosta nis Emre Xhanin në mesfushë, me gjermanin që fiton metra dhe pret lëvizjen diagonale të Ronaldos, me numrin 7 që, pasi hyn në zonë, godet saktë me të majtën dhe nis kështu ngjitjen drejt renditjes së golashënue­sve të Serisë A. Por, jo vetëm kaq, sepse golat mund të ishin tre apo edhe më shumë, teksa në 15 minutat e fundit të sfidës Kristiano gabon në mënyrë flagrante një krosim fantastik në shtyllën e dytë të Kostës nga vetëm një metër larg (topi i goditur më diagonalis­ht seç duhej me të djathtë), ndërsa në të 80ën nuk kalibron siç duhet të majtën, pas grushtimit të Konsiljit kundrejt gjuajtjes së Kanselos me portugezin që shkund vetëm rrjetën e jashtme. Gjithsesi, në fund mund të jenë të gjithë të kënaqur, sepse edhe

një herë tjetër Juventusi dominon 60- 70 për qind të ndeshjes, sheh më në fund një Dibala që luan 90 minuta, edhe pse ritmi i tij mund dhe duhet të përmirësoh­et, por që në të njëjtën kohë mund të kishte shmangur tërbimin e Duglas Kostës me Di

Françeskon, në lojë e sipër, aksion nga i cili erdhi edhe pësimi i golit bardhezi, me Babakarin që shkurtoi diferencën në të 91-ën. Por duke parë atë që bëri Sasuolo pasditen e djeshme, një 2-2 do të kishte qenë i tepërt, me Juventusin që dominoi dhe fitoi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania