Panorama Sport (Albania)

Skënderbe madhështor, Shehi “tërbon” Dajën

Trajneri i vlonjatëve acarohet: S’mund t’u mësoj lojtarëve pasimet

- ERMAL SIKA

Skënderbeu rikthehet ai i kohëve të arta dhe tregon se është ende madhështor në fushën ku ka përjetuar nga të gjitha, që pas fitimit të titullit të dytë në histori në sezonin 2010-2011. Pa tifozë në Vlorë dhe me afro 4 mijë të tjerë kundër, me dilema nëse do të luajë ose jo Radas, Vangjeli apo Krasniqi, me një Flamurtar që nuk kishte pësuar asnjë gol në tri ndeshje dhe që drejtohej nga Ilir Daja ( trajneri që fitoi gjithçka me korçarët), por edhe pa përmendur penalizmin që e ka si damkë dhe largimin e tetë titullarëv­e. Sa shumë elementë për të besuar se Skënderbeu do të rrëzohej nga Flamurtari, i ndërtuar për të qenë në majë, por në Vlorë ndodhi e kundërta dhe pavarësish­t se nuk u bënë 90 minuta të pëlqyeshme për tifozët, fituesit ishin sërish ata: korçarët. Orges Shehi, në rolin e nxënësit, mundi profesorin Daja. Qershia mbi tortë në këtë fitore 0-2 ishte fakti se golat u shënuan nga dy sulmues. Blerim Krasniqi shënoi i pari, ndërsa më pas u zëvendësua nga Oto Xhon dhe ky i fundit vulosi triumfin për të konfirmuar Skënderbeu­n të vetëm në vendin e parë me 10 pikë. PJESA E PARË Flamurtari e nis pa Albi Allën e dëmtuar dhe konfirmon treshen Torasa-MustaBushi­ç në sulm, ndërsa Alvesh e nis nga stoli. Skënderbeu vuante mungesën e Abazit për shkak kartonësh dhe risia në qendër të mbrojtjes ishte aktivizimi i Kaba Sambou, që bëri një paraqitje të shkëlqyer. Spektakli në tribuna zbehet nga loja e dy skuadrave, që për shumë minuta ia lanë gjithçka rastësisë dhe fokusohen te duelet në mesfushë. Goditjet standarde janë të vetmet mundësi për të parë ndonjë rast, por edhe ato mbeten sporadike. Bregu kërkon të bëhet protagonis­t kundër skuadrës së vendlindje­s, por nuk gjen dot kuadratin. Për të pritur një rast të pastër në pjesën e parë, duhet të vinte minuta e 44-t, kur Bushiç shfaqet i lirë në zonë pas shërbimit të Mustës, por goditja e kroatit grushtohet nga Teqja. Gjithçka për këtë fraksion mbyllet pa gola, me dy skuadra që më shumë i trembeshin njëra- tjetrës, sesa

guxonin për të shënuar përmes ndonjë aksioni me rrjedhë logjike.

PJESA E DYTË

Edhe pas pushimit, skuadrat nuk shfaqin agresivite­tin e pritur. Torasa dhe Musta nga krahët janë në hije, ndërsa Gripshi dhe

Bregu sjellin pështjelli­me sa herë prekin topin. Shehi bën lëvizjen e parë, por të detyruar, pasi dëmtohet Dita dhe në vend të tij futet Demte. Ndërsa Daja aktivizon Alveshin, një "as nën mëngë", por që në fushë rezulton zhgënjim. Sinjalin e

parë e jep Radas me një goditje dënimi, për të ardhur te goli i Krasniqit. Flamurtari e pëson në atë që mund të quhet pika më e fortë e tij: goditjet standarde. Pas një shpërqendr­imi në zonë, me Pollozhani­n dhe Alvesh që nuk dinë çfarë

bëjnë afër Vangjelit, është Krasniqi që përfiton dhe shënon. Daja largon menjëherë Pollozhani­n për Veliun, por Flamurtari çorientohe­t totalisht. Mbrojtësi vlonjat, i sapofutur, është i pafat, sepse jep një pasim të gabuar, që nuhatet nga

Bregu. Ky i fundit menjëherë shërben te i sapofuturi në fushë, Oto Xhon, që "vret" takimin me golin e dytë. Vlonjatët janë të dorëzuar dhe përpjekjet në fund nuk mjaftojnë as për një gol nderi. Gjithçka mbyllet me shifrat 0-2.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-2 Lojtarët duke festuar golin e Krasniqit
Fotot: F.Hazizllari FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-2 Lojtarët duke festuar golin e Krasniqit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania