Panorama Sport (Albania)

Krasniqi: Isha me grip para ndeshjes, ia shpërbleva Shehit

Sulmuesi: Skënderbeu është Skënderbe, ky nuk ishte maksimumi ynë

-

Blerim Krasniqi ka luajtur i sëmurë dje. Edhe pse me grip, sulmuesi i ka kërkuar trajnerit me këmbëngulj­e që ta nisë si titullar. Donte që të tregonte veten dhe kështu ndodhi. Jo vetëm që zbriti në fushë, por edhe shënoi golin e avantazhit, që ndryshoi totalisht rrjedhën e takimit. Gjatë fjalës së tij për "SuperSport" theksoi se nuk e zhgënjeu Orges Shehin dhe zbulon se me Ilir Dajën pati vetëm një shkëmbim duarsh dhe asgjë më tepër. Lojtari paralajmër­on se ky nuk është maksimumi i Skënderbeu­t, ndaj në vazhdim duhet të presim më shumë.

Sezonin e kaluar nuk patët shumë minuta, tani po fitoni më tepër besim. Po ndiheni mirë?

Është e vërtetë, vjet nuk kam pasur shumë minuta. Por këtë vit situata ka ndryshuar dhe jam duke marrë më shumë hapësira. Dua të falënderoj edhe trajnerin që më ka dhënë besim. Tashmë që shënova dhe u zhbllokova, ndihem shumë herë më mirë dhe më

i lehtësuar.

Çfarë duhet më tepër te skuadra?

Skënderbeu mbetet Skënderbe. Mos e harroni këtë. Edhe pse shumica janë djem të rinj, ashtu si unë, kemi dëshirë për të luajtur dhe treguar veten. A është ky maksimumi ynë? Besoj se ky ekip ka shumë më shumë për të dhënë. Ishit në mëdyshje para takimit, ju shërbeu kjo gjë? Është e vërtetë, kam qenë realisht i sëmurë. Isha me një gjendje gripale dhe nuk isha shumë mirë. Gjithsesi, ishte dëshirë e imja për të luajtur. Ia kërkova trajnerit që të më fuste, pasi ndihesha gati. Trajneri më besoi dhe unë ia shpërbleva për fat të mirë. Çfarë ju tha Shehi pas golit? Patët një komunikim me ishtrajner­in Daja?

Kemi pasur një komunikim vetëm në fillimin e ndeshjes me ish-trajnerin. Pas ndeshjes, nuk kemi folur fare. Kemi shkëmbyer vetëm duart, asgjë më shumë. Ndërsa Shehi më tha vetëm të jap maksimumin kur të futem në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania