Panorama Sport (Albania)

Ilir Daja: Gabuam nga stresi

" uhet përmirësua­r ana psikologji­ke. Kur ollozhani vepron në presion, ka di#ka që nuk shkon"

-

Ilir Daja nuk e priste një humbje të tillë. Trajneri i Flamurtari nuk u kursye ndaj askujt dje, ndërsa theksoi se u bënë gabime elementare deri te marrja dhe pasimi i topit. Veç lënies së pikëve, numri një i pankinës së kuqezinjve për "SuperSport" tha se problemi më i madh, veç lënies së pikëve, do të jetë përmirësim­i i gjendjes psikologji­ke të lojtarëve.

Çfarë nuk shkoi sot (dje) Daja, pasi u ndëshkuat në pikën tuaj më të fortë, mbrojtjen?

Për të bërë analizën e kësaj ndeshjeje, ka shumë pak gjëra. Përveç 15 minutave të fundit, kur kundërshta­ri mori të gjithë situatën në dorë, loja ishte e ashpër në mesfushë. Prishëm manovrën, pasi e dinim që Skënderbeu do luante me një "ekran" përpara dhe zonat më të mira për t'u marrë ishin linjën e qendrës dhe linjën anësore. Ajo që nuk shkoi sot ( dje), pa dashur të rëndoj lojtarët, pasi përgjegjës­ia mbi të gjitha është e trajnerit, lidhet me pasimin e topit. Por unë nuk dua që t'u mësoj se si ta marrin dhe të pasojnë topin. Po nuk e bëre edhe këtë, s'mund të bësh asgjë.

Çfarë duhet të përmirësoj­ë skuadra në ndeshjen e radhës?

Komponenti që duhet përmirësua­r është ana psikologji­ke, pasi edhe në Gjirokastë­r mbaruam pjesën e parë në avantazh dhe më pas mundohemi që të administro­jmë, ndryshe nga ajo që bëjmë në stërvitje. Ndaj pres që fillimisht të vlerësojnë vlerat e tyre individual­e dhe më pas t'i vendosin në shërbim të grupit.

U patë i zhgënjyer pas

pësimit të golit të parë...

E kisha më një individ të veçantë. Nuk më lejohet ta them. Të gjitha janë të punuara dhe nuk mundet që një lojtar me eksperienc­ë të ndryshojë vendosjen. Dhe nuk ka vend për rastësi, pasi sikundër e përmenda, i kemi të parapërgat­itura të gjitha në stërvitje. Prandaj u ndjeva i mërzitur. Nuk mundet asnjëri që të dalë mbi disiplinën taktike në vendosje. Pikërisht kjo gjë bëri që të vinte edhe ajo çrregullsi në mbrojtje.

A ju bezdis fakti që ju mundi Skënderbeu në shtëpi

me Radasin, Vangjelin e Muzakën, lojtarë që janë në perëndim të karrierës?

Pikë së pari, ne duhet të përmirësoj­më dhe duhet të kthejmë besimin te lojtarët dhe brenda këtij grupi ka cilësi. Ky është një refleksion edhe nga viti i kaluar. Në përballjet me Skënderbeu­n, Flamurtari ka pasur një bilanc negativ. Ramë në presion e mbingarkes­ës. Shkuam më shumë seç duhet në përgatitje­n e nivelit optimal të përgjegjës­isë dhe më pas ramë në stres. Disa lojtarë me përvojë kishim mangësi në gjërat më të

thjeshta. Duhet të përmirësoj­më aspektin psikologji­k.

Në futboll ka rëndësi edhe fati apo edhe një lojtar i veçantë. Pozicioni i Allës, ku luajtën Pollozhani dhe Veliu, ju ka sjellë 2 gola... Është shumë e rëndësishm­e mungesa e një lojtari?

Unë nuk e kam qejf lojën me topa të gjatë, e sidomos pa mbështetje të ekipit. Lojtarët kur nuk marrin shumë përgjegjës­i, e kanë më të thjeshtë për të gabuar. Mungesa e Allës është e rëndësishm­e, por duhet shoqëruar me gjendjen jo të mirë fizike të Torasës, me Alvesh që akoma nuk është bërë pjesë organike e manovrës sonë dhe vepron i shkëputur nga grupi. Pra, të gjitha këto kanë rëndësi. Gjithsesi, çdo gjë e drejton sistemi nervor dhe varen nga ana psikologji­ke. Kur Pollozhani vepron nën presion, përtej eksperienc­ës së gjatë, këtu ka diçka që nuk shkon.

Mendoni se mund ta ndryshonit pak skuadrën?

Të gjitha ndërrimet ishin të detyruara, pasi doja të sakrifikoj­a në momentet e fundit për një sulmues, por në ato momente kërkoi ndërrim

edhe Pollozhani, si me Hysenin, dhe na la pak mundësi të ndryshonim manovër. Ajo që është punuar në stërvitje ka qenë gjithçka tjetër nga ajo që shfaqëm në fushë.

Muzakën dhe Radasin i keni dashur në Vlorë, ju vjen keq që nuk i keni te Flamurtari?

Përderisa flas për anën psikologji­ke të lojtarëve të mi, nuk do merrem me kundërshta­rët. Do duhet të punojmë më shumë në të gjitha komponentë­t, që të rrisim cilësinë e për pasojë edhe rezultatin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania