Panorama Sport (Albania)

Ndryshon strategjia e kuqe, Partizani “pakt” me federatën

Klubi ka n * jerrë mësime nga betejat me FS + F& në

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2018- 2019 ka ndry shuar sjellje në çdo hap. Klubi ndoqi një politikë dhe strategjin­ë të re në merkato, duke mos bërë afrime të bujshme dhe të kushtueshm­e, por u bazua tek afrimi i elementëve të rinj. Gjithashtu, është anashkalua­r edhe përdorimi i shprehjes: "jemi për kampion". Por, ajo që bie në sy është sjellja e "demave" me FSHF-në. Të gjithë janë mësuar me një qëndrim opozitar dhe kritik të Partizanit në sezonet e fundit ndaj sjelljes së federatës karshi tyre, por aktualisht po ndiqet një strategji tjetër. Ndonëse është vetëm fillimi i edicionit, Partizani ka preferuar të mos bëjë konfliktua­lin, edhe pse ka pasur arsye për të qenë i tillë. Në sezonet e shkuara kemi parë drejtues dhe pjesëtarë të stafit që nuk e kanë kursyer përdorimin e gjuhës së ashpër ndaj federatës. Shpeshherë, mosarritje­n e qëllimit ua kanë faturuar gabimeve arbitrale, që janë konsiderua­r si të orkestruar­a nga FSHF. Në katër javët e para nuk kanë munguar gabimet arbitrale ndaj të kuqve. "Xhaketat e zeza" nuk e kanë problem që të akordojnë penallti kundër Partizanit, por në favor duket mision i vështirë. Kjo gjë u pa që në start, ku në transfertë­n e Korçës kryeqyteta­sve u mohohet një penallti në minutën e tetë, por ndëshkohen me një të tillë në fund. Penallti kundër tyre u akordua edhe në javën e dytë ndaj Kamzës, e cila ashtu si ajo e Korës qëndronte, por në Laç gjyqtari nuk e pati guximin të akordonte një 11metërsh në favor të "demave". Përpos këtyre fakteve, shikohet që trajneri Gega nuk ankohet si paraardhës­it e tij për gjyqtarët, por edhe klubi nuk e ka bërë një gjë të tillë deri tani. Kjo sjellje e re e të kuqve të jep përshtypje­n se

ka një pakt mes Partizanit dhe FSHF-së për të ulur "armët" dhe për të mos vijuar me vijën konfliktua­le. Pa dyshim, sjellja e Partizanit me federatën ka ndryshuar që me afrimin e drejtorit Olsi Rama, i cili gjithnjë ka qenë i moderuar në qëndrimin dhe gjykimin e tij. Me sa duket, Partizani

ka nxjerrë mësim se duke bërë "luftë" me federatën, kurrë nuk mund t'ia arrijë qëllimit madhor, ndaj edhe penalizime­t në këtë sezon janë konsiderua­r si gabime njerëzore. Trajneri Skënder Gega, pas barazimit në Laç, ku iu mohua një penallti e sigurt, tha se nuk do të

merret me arbitrat, ndonëse e pranoi se 11-metërshi ishte. Ai ia kaloi topin klubit, si institucio­ni që do të ndërmarrë qëndrime zyrtare për mediat. Partizani qëndroi neutral edhe në debatin që u hap në start në lidhje me menaxhimin e ndeshjeve nga stjuartët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania