Panorama Sport (Albania)

BTersi C i Kuçovës, Ivan Galiç mbyll vitin

-

Fusha e Kuçovës, për të dytin sezon me radhë, sjell ters për klubet e Superiores që luajnë ndeshjet e Kupës si mysafir ndaj Naftëtarit. Një vit më parë, pikërisht në shtator, në këtë fushë u dëmtua mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, dëmtim i cili rezultoi i rëndë. Ishte ndeshje Kupe, por Fejzullahu u dëmtua në gju që në minutën e 13 dhe pas operacioni­t iu deshën muaj që të rikuperohe­t dhe u rikthye vetëm në fund të sezonit. Fati i keq i preshevari­t e ka përndjekur edhe sulmuesin e Laçit, Ivan Galiç, i cili u dëmtua në ndeshjen e Kupës ndaj Naftëtarit. Mësohet se kroati ka pësuar një dëmtim të rëndë, që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le dhe apriori ky vit quhet i mbyllur për sulmuesin e Laçit. Ivan Galiç ishte një nga afrimet që kurbinasit bënë në fund të merkatos për të forcuar fazën sulmuese, e cila u dobësua nga largimi i Myrto Uzunit. Kurbinasit prisnin shumë nga ish- lojtari i Flamurtari­t, por ai e mbylli sezonin te Laçi pa pasur mundësinë që të luajë në kampionat, pasi u lëndua në ndeshjen e Kupës. Ky lëndim i shton "hallet" për trajnerin Mërgjyshi, pasi edhe përforcime­t e tjera në sulm nuk janë në gjendjen optimale dhe tani shpresat varen tek i riu Xhixha. Përpos këtyre problemeve të shumta në fazën sulmuese, Laçi nuk e ka provuar shijen e humbjes në katër javët e para të kampionati­t, pasi ka një fitore dhe tri barazime. Në se sulmuesit e tjerë shpresohet që të kapin formën, për Galiç ndryshon situata, pasi sezoni i tij te kurbinasit ndoshta mund të quhet i mbyllur pas dëmtimit në transfertë­n e Kuçovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania