Panorama Sport (Albania)

Kukësi, në ankth për Musollin

Rrumbullak­u mungon edhe ndaj Kamzës. Rexhinaldo do të jetë gati, dilema për Shametin

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi fitoi ndaj Teutës, por 3 pikët e marra i kanë kushtuar rëndë nënkampion­ëve. Verilindor­ët kanë humbur një nga lojtarët më të rëndësishë­m, të paktën për ndeshjen ndaj Kamzës. Bëhet fjalë për Besar Musollin, për të cilin i gjithë stafi është në ankth. Dëmtimi që pësoi mesfushori kosovar ndaj Teutës mendohet se është i rëndë. Musolli, në një përplasje të lehtë me një prej kundërshta­rëve, në fund të pjesës së parë, dhe në rënie, e pësoi keq, duke përdredhur gjurin. Ai ka ndjerë një dhimbje të madhe dhe menjëherë është zëvendësua­r me Arlind Kalanë. Nga të dhënat e para dyshohet një tërheqje e një muskuli në pjesën e pasme të gjurit, por dyshimet janë hedhur dhe për këputje ligamenti, pra, krociat. Mjekët e ekipit janë vënë në alarm dhe janë në monitorin të rreptë të situatës së Musollit. Presidenti Gjici dhe drejtuesit e tjerë janë "tërbuar" për rastin në fjalë dhe kreu i klubit ka dhënë urdhër të prerë që të merren masa menjëherë që mesfushori të kryejë rezonancë magnetik, e të vizitohet nga specialist­ët më të mirë në vend, qofshin dhe të huaj që punojnë në Shqipëri, vetëm të zbardhet sa më shpejt çfarë dëmtimi ka zv.kapiteni. Janë marrë menjëherë kontaktet me mjekët

specialist­ë dhe janë bërë gati për të kryer rezonancën. Pritet që rezonanca të kryhet sot në mëngjes e 24 orë më pas të dalë përgjigjja. Gjatë kësaj kohe, lojtari është rehabilitu­ar e, për fat të mirë, nuk ka ndjerë shumë dhimbje, por kjo ka dhe një anë të keqe, pasi,

sipas mjekëve, në rastet kur ka krociat, në fillim ka shumë dhimbje, pastaj nuk ka më ose ka shumë pak. Dilemat për Musollin dhe ankthi do të përfundojn­ë vetëm kur të dalë përgjigjja e rezonancës magnetike, e cila do përcaktojë fiks diagnozën e mesfushori­t.

MUNGESA E DYSHIME Përveç Musollit, drejtuesit e Kukësit janë të shqetësuar dhe për situatën e tre lojtarëve të tjerë, njëlloj të rëndësishë­m sa zv.kapiteni. REXHINALDO

Së pari, është sulmuesi Arturo Rexhindald­o, i cili ka

pasur probleme në aduktor. Mozambikas­i luajti i sforcuar ndaj Teutës, edhe pse nuk e kishte kaluar 100% dëmtimin në aduktor, por, sipas drejtuesve të Kukësit, ata u siguruan para se sulmuesi të luante. Dhe pse fill mbas ndeshjes 29-vjeçari u pa nën shoqërinë e mjekëve të ekipit për të monitoruar gjendjen si dhe për të evidentuar ndonjë problem të mundshëm. Por, nga burime pranë stafit mjekësor të Kukësit, sulmuesi thjesht është sforcuar dhe lodhur. Sulmuesi do të kryejë terapi dhe pritet që të jetë gati ndaj Kamzës. Rexhinaldo e ka nisur javën i diferencua­r nga grupi, por shumë shpejt do të bashkohet me grupin. SHAMETI

Kapiteni Ylli Shameti ka disa ditë që kryen stërvitje i diferencua­r, madje ai nuk luajti ndaj Teutës, pasi mjekët e ekipit vendosën që mos të rrezikonin me atë. Mbrojtësi shtatlartë

ka pasur dhimbje në këmbë, e cila vijon akoma. Mjekët e ekipit po e monitorojn­ë situatën e tij. Në dyshim është prezenca e tij me Kamzën; përgjigjja e mjekëve do vendosë nëse do luajë apo jo, pasi dëshira e lojtarit është të sakrifikoj­ë për skuadrën. RRUMBULLAK­U Kukësi ka një mungesë të konfirmuar e jo më pak të rëndësishm­e për Kamzën. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Simon Rrumbullak­u, i cili ka akoma dhimbje gjuri dhe nuk i është mbyllur plaga nga goditja e marrë në ndeshjen ndaj Flamurtari­t në Vlorë. U mendua se plaga do mbyllej shpejt, por çarja ishte e thellë e akoma nuk është mbyllur. Rrumbullak­u ka nisur dje stërvitjen, ku ka zhvilluar kryesisht vrapime. Për disa ditë, mbrojtësi i majtë do të ndjekë një program veçmas grupit. Rrumbullak­u pritet të mos rrezikojë ndaj Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania