Panorama Sport (Albania)

Duro do "kokën" e ish-skuadrës

-

Klodian Duro e ka nisur mjaft mbarë aventurën si trajner i Kamzës. Skuadra, nën drejtimin e Duros, po punon çdo ditë në të gjitha aspektet, si në atë të përgatitje­s fizike, po ashtu edhe në aspektin tekniko-taktik, ku lojtarët janë mjaft të impenjuar. Kamzalinjt­ë këtë javë do të jenë mysafirë të Kukësit, takim i cili do të luhet në fushë asnjanëse, pasi stadiumi "Zeqir Ymeri" nuk është licencuar për këtë sezon. Ndeshja e radhës do të jetë një sfidë e veçantë për disa lojtarë të Kamzës, pasi kanë luajtur me Kukësin, por speciale do të jetë për Klodian Duron, i cili e nisi aventurën si trajner pikërisht në stolin e verilindor­ëve. Pas debutimit me fitore ndaj Kastriotit, trajneri elbasanas kërkon suksesin e radhës si trajner i Kamzës, ku pa dyshim nuk do ta kursejë "kokën" e Kukësit. Orjad Beqiri u dëmtua të mërkurën e kaluar në Kupë ndaj Besës dhe është në dyshim për Kukësin. Pjesa tjetër e ekipit gëzon gjendje të mirë, ndonëse disa futbollist­ë kanë kaluar një virozë të lehtë gripale. Në përgjithës­i, skuadra duket si një ekip i mirorganiz­uar, si te drejtuesit po ashtu dhe te lojtarët. Kamzalinjt­ë po mundohen që ta harrojnë suksesin me krutanët dhe gjithë fokusi të jetë te përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Kukësin. Gjatë kësaj jave, synohet të punohet më shumë në aspektin fizik, por edhe në ndërtimin e disa skemave taktike. Trajneri Duro i ka idetë e qartë dhe pret suksesin e radhës, ndonëse i pret një ndeshje në transfertë ndaj një ekipi me potencial si Kukësi. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania