Panorama Sport (Albania)

Tavo në kryeqytet, bisedime për trajnerin e ri të Luftëtarit

Kostiç thuajse i larguar, presidenti po studion alternativ­at

-

Orë vendimtare për pankinën e Luftëtarit. "Panorama Sport" mëson se dje presidenti i klubit gjirokastr­it, Grigor Tavo, ka qenë në Tiranë, ku dhe ka biseduar më konkretish­t me kandidatët që mund të pasojnë Millosh Kostiç në krye të pankinës bluzi. Gjithsesi, nga klubi nuk ka asnjë konfirmim për largimin ose jo të trajnerit slloven, i cili ka një kontratë 3-vjeçare me Luftëtarin. Një hall më vete për momentin është sesi do të prishet marrëveshj­a me Kostiç. Në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për një mbyllje të kontratës me mirëkuptim, atëherë prishja e njëanshme e saj mund të kishte një kosto shumë të lartë për klubin. Kushti në kontratën e firmosur nga slloveni ka qenë që Luftëtari të mbyllë kampionati­n jo më poshtë se vendi i tretë. Mirëpo, pas katër javësh, gjirokastr­itët jo vetëm që nuk janë në rrugën e duhur, por si kurrë më parë në historinë e tyre kanë pësuar katër humbje radhazi në start. Ende nuk dihen preferenca­t e Tavos për trajnerin që mund të zëvendësoj­ë Kostiç, por gazeta mëson se në plan të parë është trajneri kryeqyteta­s, Shkëlqim Muça. Gjithashtu, një kandidat potencial është edhe Gentian Mezani, i cili mbi të gjitha gëzon edhe mbështetje­n e grupit aktual të skuadrës, me disa lojtarë që e njohin mirë vlonjatin dhe do të donin të bashkëpuno­nin. Ndërkohë, dje ka qarkulluar edhe emri i trajnerit tjetër vlonjat, Agim Canaj, por nga klubi nuk asgjë zyrtare për kandidatët e përfolur, pavarësish­t se Tavo po i paraprin situatës. Sot ose maksimumi nesër do të mësohet gjithçka, por më parë presidenti pritet të takojë trajnerin aktual, e më pas të vendosë përfundimi­sht. Nuk është çudi që Kostiç të drejtojë edhe ndeshjen e radhës ndaj Teutës si shansi i fundit për të. Vetë slloveni deklaroi se nëse nuk fiton ndaj durrsakëve, do të largohet. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania