Panorama Sport (Albania)

Mer ha: Pse ika nga Elbasani, Laze nuk donte

"Nuk e kam lënë në baltë ekipin, rezultatet më zhgënjyen"

- VLADIMIR MEMA

Nuk ka krijuar asn jëherë polemika si lojtar, të njëjtën rrugë ka zgjedhur të bëjë edhe si trajner. Bëhet fjalë për Eriol Merxhën, i cili ka dhënë dorëheqjen si trajner i Elbasanit, por thekson se nuk bëhet fjalë për lamtumirë dhe është thjesht një mirupafshi­m. Në një intervistë për "Panorama Sport", Merxha sqaron arsyet e vendimit, të cilin e konsideron të pakthyeshë­m, ndonëse presidenti i ka kërkuar qëndrimin dhe nuk i ka pranuar dorëheqjen. Sipas ish- trajnerit të Elbasanit, skuadra ka potencial të ecë përpara dhe këtë largim e bëri për të mirën e skuadrës, duke i dhënë mundësinë dikujt tjetër ta çojë përpara. "Fola me presidenti­n Laze dhe e falënderoj shumë për besimin që më ka dhënë. Nuk ma pranoi dorëheqjen dhe më kërkoi të vazhdoja punën ende me skuadrën. Por, e kisha marrë vendimin dhe nuk e ktheja më mbrapsht", tha ndër të tjera ishtrajner­i Merxha në intervistë­n e tij për gazetën "Panorama Sport".

Mer3 a 1ill (as um"jes me Egnatian d at dor e jen si trajner i El"asanit , I ndroni ende tij vendimi.

Sigurisht, e thashë edhe atë ditë që e kisha vendosur për të mos qenë më në krye të pankinës së Elbasanit. Shpresoj që ky largim mbase të dalë për më mirë edhe për skuadrën sepse mundësitë ekzistojnë.

Nu mendoni se e lat n "alt e i ( in me t largim .

Jo, jo, nuk mendoj se e kam lënë në baltë skuadrën. Përkundraz­i, skuadra është stërvitur shumë mirë. Por, për një trajner rezultatet kanë shumë rëndësi dhe në këto momente mendova që të vijë dikush tjetër, i cili mund të bëjë më mirë sesa unë. Më vjen keq për tifozët dhe u kërkoj falje për rezultatet, pasi u rikthyen edhe në stadium në ndeshjen me Egnatian.

Re-ultatet is in ars eja e vetme e dor e jes.

Po, po, rezultatet. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Megjithatë, kjo është një mirupafshi­m dhe jo një lamtumirë. Unë gjithnjë do mundohem të jap kontributi­n tim për Elbasanin. Nuk është e thënë që për skuadrën të kontribuos­h vetëm si trajner. Do të shoh në vazhdim për të bërë më të mirën time që ta ndihmoj këtë ekip. Elbasani meriton të jetë në elitën e futbollit shqiptar për atë që ka dhënë në historinë e vet si klub.

Me gru(in a tual "esoni do t " j m mir trajneri i ri.

Unë shpresoj shumë, edhe pse është një skuadër me elementë të rinj që mund të duan pak kohë për ambientim. Ndoshta edhe ecuria e mirë e vitit të kaluar pa humbje bëri që të mos ishim mësuar me këtë ecuri negative, ndonëse vetëm dy javë janë luajtur dhe ka shumë ndeshje para.

Po me (residentin 1ol t e (ranoi dor e jen.

Po, fola dhe e falënderoj shumë për besimin që më ka dhënë. Nuk ma pranoi dorëheqjen dhe më kërkoi të vazhdoja punën ende me skuadrën. Por, e kisha marrë vendimin dhe nuk e ktheja më mbrapsht. I uroj sukses Elbasanit në pjesëmarrj­en në Kategorinë e Parë. Do të jetë një garë e fortë, pasi janë disa skuadra që kanë objektivat e tyre të qarta, por besoj se kjo skuadër do dijë të rikthehet te rezultatet pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania