Panorama Sport (Albania)

Miho: Çaluam në sulm, duhet të ishim më agresivë

-

Apolonia e mbyll me humbje javën II-të kampionati­t në ndeshjen e luajtur në transfertë kundër Besës së Kavajës. Por, nuk quhet "fundi i botës" për fierakët, pasi është vetëm fillimi i sezonit, madje kanë humbur ndaj një skuadre me po aq pretendime. Kronika e kësaj ndeshjeje ka pasur një pjesë të parë më të mirë për vendësit e Besës, ndërsa pjesa e dytë ka folur për Apoloninë dhe më total kanë qenë fierakët që kanë luajtur më mirë, pavarësish­t rezultatit të vendosur nga një gol penalltie. Pas këtij takimi, është trajneri i Apolonisë, Marjol Miho, ai që bën analizën e ndeshjes, duke u ndalur së pari te loja e të tijve. MIHO - "Jam pjesërisht i kënaqur nga loja e skuadrës në këtë ndeshje, pasi e kemi qarkulluar topin më dendur dhe arritëm t'i imponohemi kundërshta­rit në pjesën dërrmuese të lojës, duke e detyruar të tërhiqej në mbrojtje dhe me forca të shumta. Por çfarë nuk shkoi mirë tek Apolonia? Faza sulmuese në kompleks, finalizimi, forca goditëse. Duhet të ishim më agresivë në këtë pjesë dhe të bënim më shumë përpjekje për të çarë murin mbrojtës të Besës. Kemi prodhuar lojë, por çedojmë në fazën përmbyllës­e". Tekniku i Apolonisë sheh vetëm një ngërç te skuadra e tij: "Më pyesni nëse ka stonjaturë tek ekipi dhe unë them me bindje se është një periudhë normale. Është vetëm java II dhe humbëm në transfertë me një ekip pretendent si Besa, me një gol që ka ardhur nga pika e bardhë dhe këtë ndeshje e kemi humbur ne e nuk e fituan kavajasit. Sigurisht, Besa ka meritën që e menaxhoi mirë atë gol, por ne nuk duhet t'i lejojmë vetes gabime të tilla elementare, që e shkaktoi një lojtar në dukje, por erdhi si rrjedhojë e gabimeve në grup. Ky ekip ka forcë, funksionon, por duhet të shtojë vetëbesimi­n për vlerat dhe potenciali­n që ka në vetvete", deklaron Miho. "Në lidhje me këtë pyetje, dua të them mbi të gjitha se kjo humbje na ka shërbyer shumë si skuadër, na ka kthyer 'me këmbë në tokë', duke na bërë të ndërgjegjs­hëm ndaj vështirësi­ve të garës dhe më kërkues ndaj vetes. Do ta analizojmë me kujdes ku gabuam dhe besoj se Apoloninë e vërtetë do ta shihni që nga ndeshja e radhës", përfundoi trajneri Marjol Miho. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania