Panorama Sport (Albania)

Skandal me dy lojtarë të Devollit, FSHF shkel rregullore­n

Lojtarët ishin federuar me Maliqin, ja nenet e shkelura

-

Amatorizmi dhe skandalet në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Rasti më i freskët i një shkeljeje rregullore­je është ai që ka ndodhur të dielën e kaluar në Kategorinë e Dytë. Bëhet fjalë për dy lojtarë që deri të premten ishin pjesë e skuadrës së Maliqit duke u stërvitur dhe madje ishin të federuar, por në mënyrë të çuditshme kaluan të shtunën te Devolli dhe të dielën në ndeshjen ndaj Butrintit ishin në fushë. Shkelje e disa rregullore­ve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa është i çuditshëm fakti sesi këta dy lojtarë që ishin të federuar me Maliqin brenda 24 orësh federohen dhe luajnë me Devollin. Rudens Muçollari dhe Mateo Përe janë futbollist­ët. Bëhet e ditur se Maliqi ka bërë ankesë në federatë në lidhje me këtë çështje dhe pritet që të jenë organet disiplinor­e të FSHF- së që të shqyrtojnë dhe më pas vendosin në lidhje me këtë rast. SKANDALI

Rudens Muçollari dhe Mateo Përe deri ditën e premte ishin në stërvitje me Maliqin dhe më pas të shtunën firmosën te Devolli, ndërkohë që të dielën u aktivizuan në ndeshjen ndaj Butrintit. Gazeta ka arritur të zbardhë edhe rregullore­t që janë shkelur në lidhje me këtë rast. "Një lojtar nuk mund të federohet nga më shumë se një klub dhe çdo aplikim që bie ndesh me këtë përcaktim do të refuzohet nga FSHF", thuhet në nenin 17 të rregullore­s së kampionati­t. Ndërkaq, thuhet se për pranimin e dokumentac­ionit, duhet të bëhet pesë ditë përpara. "Afati për pranimin e dokumentac­ionit të kërkuar nga kjo rregullore për federimin e një lojtari do të jetë ora 12:00 e ditës së fundit të periudhës përkatëse të transferim­it ( 5 ditë përpara fillimit të kampionati­t)", thuhet në rregullore­n e kampionati­t. Ndërsa, dokumentac­ioni nga skuadra e Devollit për lojtarët në fjalë është çuar vetëm një ditë përpara startit të kampionati­t. Siç shihet, janë shkelur disa rregullore të kampionati­t për këtë rast dhe tashmë do të jenë organet disiplinor­e pranë FSHFsë që do të vendosin në lidhje me këtë rast.

 ??  ?? Kartela e federimit të Mateos Peres me Maliqin, ndërsa 24 orë përpara startit të kampionati­t kalon te Devolli dhe luan në fushë
Kartela e federimit të Mateos Peres me Maliqin, ndërsa 24 orë përpara startit të kampionati­t kalon te Devolli dhe luan në fushë
 ??  ?? Faksimile e rregullore­s ku thuhet se dokumentac­ioni për një lojtar duhet dorëzuar në FSHF 5 ditë përpara fillimit të kampionati­t
Faksimile e rregullore­s ku thuhet se dokumentac­ioni për një lojtar duhet dorëzuar në FSHF 5 ditë përpara fillimit të kampionati­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania